GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dora e mafias? Gjendet i vrarë gazetari i njohur në Meksikë

10:35 - 09/07/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dora e mafias? Gjendet i vrarë gazetari i njohur në Meksikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trupi i një korrespondenti të një prej gazetave kryesore të Meksikës është gjetur në shtetin perëndimor të Nayarit, disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur.

Luis Martin Sanchez Íniguez, 59 vjeç, punonte për La Jornada dhe ishte zhdukur që nga e mërkura.

Vdekja e tij po trajtohet si vrasje e lidhur me punën e tij, në një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

Trupi i tij u gjet të shtunën në fshatin El Ahuacate pranë qytetit Tepic, një ditë pasi gruaja e tij paraqiti një raport për një person të zhdukur. Atij iu janë gjetur dy mesazhe në gjoks, por autoritetet nuk kanë treguar se çfarë kanë thënë.

Zhdukja e tij erdhi një ditë pasi një mësues dhe ish-reporter u zhduk gjatë rrugës për në punë. Vendndodhja e burrit, i quajtur Osiris, mbetet e panjohur. Personi i tretë që u zhduk ishte një burrë i quajtur Jonathan, për të cilin autoritetet thanë se u rrëmbye të premten, por më vonë u gjet i gjallë dhe “në një gjendje të mirë shëndetësore”.

Vdekja e Sánchez ka ngjallur zemërim si në Meksikë ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Komisioni Meksikan për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut u ka kërkuar autoriteteve të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

‘Ne kërkojmë drejtësi për gazetarët meksikanë’- shkruan grupi në rrjetet sociale.

Dega Amerikane e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve është ndër grupet e tjera të të drejtave që kanë dënuar gjithashtu vrasjen.

Sánchez nuk është gazetari i parë që vihet në shënjestër në Meksikë këtë vit. José Ramiro Araujo, një fotograf lajmesh, u vra në shtetin verior të Baja California në shkurt. La Jornada tha se të paktën katër persona të tjerë janë vrarë gjithashtu. Organizatat për lirinë e shtypit e kanë renditur vazhdimisht Meksikën si një nga vendet më të rrezikshme për punën e gazetarëve.

 

Etiketa: gazetarMeksike

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Kthehu bunkerin në muze, koleksionistes nga Gjirokastra iu desh 1 dekadë për të realizuar ëndrrën

Kthehu bunkerin në muze, koleksionistes nga Gjirokastra iu desh 1 dekadë për të realizuar ëndrrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com