GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dorëzoi mandatin e deputetit, Rrahman Rraja i kërkon ndjesë edhe Ramës: Dështova si prind…

15:34 - 08/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëzoi mandatin e deputetit, Rrahman Rraja i kërkon ndjesë edhe Ramës: Dështova si prind…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrahman Rraja ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetit të PS-së dhe të tërhiqet nga jeta politike. Kjo është bërë e ditur nga vetë deputeti përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku ai kujdeset t’i kërkojë falje edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka shkaktuar shqetësim të madh publik.

Reagimi i Rrajas ka ardhur pas video së publikuar me pamje dhune, ku dy vëllezërit e tij dhe djali, masakrojnë me shkopinj bejsbolli dhe qyta pistoletash, bashkë me persona të tjerë, dy qytetarë.

Rraja shprehet ndër të tjera se dështoi si prind dhe ndjehet i turpëruar, ndërsa i bën thirrje djalit të tij të dorëzohet

“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite.

Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im.

Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike.

Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.

Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. i bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë.

Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir.

Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, shprehet Rrahman Rraja në mesazhin e tij.

Por nëse kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë rastin e Xhinsila Malokut, ku sërisht protagonist ishte djali i Rrahman Rrajës, do na vijnë në mendje edhe deklaratat dhe qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje pikërisht djalin e ligjvënësit socialist dhe sulmoi hapur një oficer policie. Bëhet fjalë për Emiljano Nuhun, i cili ëhstë larguar bashkë me familjen jashtë vendit, pasi ndjehej i kërcënuar.

Rama në 2018-ën e konsideronte oficerin e policisë Nuhu një shpifës me uniformë, madje i kërkonte SHÇBA-së që ta hetonte.

“Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua ngjarja dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil”, tha Rama.

Sulmi në atë kohë ndaj oficerit të Policisë nga Kryeministri erdhi pasi ish-zyrtari policor tha se ishte kërcënuar në zyrën e tij, në prani edhe të taulant Ballës, nga djali dhe një nga vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja. Sot 5 vite më pas, Policia ka shpallur në kërkim pikërisht emrat që Nuhu akuzonte dhe denonconte 5 vite më parë.

Reagimi i Rrahman Rraja

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite.

Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im.

Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.

Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. i bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir.

Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.

Etiketa: deputetKryesore1mesazhiRraja

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Para
Shefi i Vagner akuza të rënda: Gjeneralët rusë gënjejnë Putinin

Luftëtarët e Wagner përgatiten të shkojnë në Bjellorusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com