GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorina Mema do t’i futet politikës: Hyj si grua konservatore!

në Politikë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorina Mema do t’i futet politikës: Hyj si grua konservatore!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Modelja e fitness-it dhe fituesja e “Dancing With The Stars” Dorina Mema ka bërë me dije se në vitin që po vjen do t’i futet politikës.

Ajo njihet si një prej personazheve publik që mban një qëndrim të fortë pro familjes dhe kundër martesave të së njëjtës gjini apo tezës së “prindit 1 dhe 2”.

Në këtë ditë Krishtlindjesh, teksa përçoi mesazhin e saj për shqiptarët nga emisioni “Shije Shtëpie”, ajo tha se është fokusuar për të qenë zëri i tyre. Mema synon të hyjë si një grua konservatore në politikë për vitin 2025 pasi sipas saj, kjo është edhe kërkesa e njerëzve.

Katerina Trungu: Je fokusuar shumë këtë vit te shqiptarët në tërësi…

Dorina Mema: Patjetër. Po u plotësoj edhe një dëshirë, ata po më kërkojnë të pranishme si zë konservator në politikë dhe besoj se do ua jap këtë shans.

Katerina Trungu: Vërtet?

Dorina Mema: Patjetër.

Katerina Trungu: E ke në plan t’i hysh politikës?

Dorina Mema: Patjetër. Është detyrë. Duhet një zë konservator sepse ka qenë shumë i vakët, ka qenë shumë i kapur dhe ka qenë shumë i ndrydhur. Këtë e them me bindje të plotë pasi kemi pasur kohë mjaftueshëm të jetës për t’u maturuar dhe duke jetuar këtu, duke e dashur Shqipërinë kaq shumë se këtu do të jetojmë besoj se nuk i dihet jetës, por është shpresa e mirë që duhet edhe zëri i një gruaje konservatore.

Katerina Trungu: Pra qëllimi yt është që të investosh në Shqipëri, plani fillestar , kryesor i yti është që ti të fokusohesh këtu.

Dorina Mema: Potencialin tim t’ia jap Shqipërisë.

Ndërsa shpjegoi motivet që e çuan drejt kësaj zgjedhjeje, Mema shtoi se do të përfaqësojë konservatorizmin me nuanca moderne e që i përshtatet edhe kohës e kontekstit ku jetojmë.

Dorina Mema: Besoj se është koha ta forcojmë pak konservatorizmin, ë? Konservatorizmi, absolutisht me nuanca moderne, me nuancën e modernes së teknologjisë. Nuk mund t’i themi dot modernizim degjenerimit të qenies njerëzore. Modernizim në shkencën tonë të bioteknlogjisë është vënia e çdo strukture, e çdo zhvillimi, e çdo inovacioni në shërbim të qenies njerëzore, të shëndetit njerëzor, të mendjes njerëzore dhe lehtësirave në jetën tonë.

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH
Aktualitet

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26
“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!

20:41 - 25/09/26
Para
Anulohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe regjistrohet në zgjedhje

Anulohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe regjistrohet në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë
Sport

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

22:25 - 25/09/26

Trajneri i Bjellorusisë, Viktor Gonçarenko, ka folur para përballjes me Shqipërinë, duke treguar qartë objektivin e skuadrës së tij. Tekniku...

Lexo më shumë
Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26
Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

21:15 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com