GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Doza e tretë e vaksinës, SHBA drejt miratimit

10:58 - 06/09/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Doza e tretë e vaksinës, SHBA drejt miratimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti kryesor i Qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, tha se rregullatorët amerikanë pritet që së shpejti të japin leje për dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Fauci tha se shpërndarja e dozave të treta të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj, ndërsa miratimi dhe shpërndarja e dozave të vaksinës Moderna mund të zgjasi pak më shumë.

Fauci shtoi se të dy përforcuesit supozohet të jenë të sigurt, por Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) është duke studiuar të dhënat për t’u siguruar.

Autoritetet kanë rekomanduar që njerëzit të marrin vaksinën e tretë Pfizer/BioNTech ose Moderna tetë muaj pas marrjes së vaksinës së dytë dhe kanë caktuar 20 shtatorin si datë që furnizuesit të fillojnë shpërndarjen.

Shkencëtarët janë ende duke debatuar se sa imunitet sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë amerikanët duhet t’i marrin ato apo vetëm ata me imunitet të dobët dhe të moshuarit.

Autoritetet amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të mjaftueshme për të shpërndarë doza përforcuese te populli amerikan dhe për të vazhduar dërgimin e dozave në vendet e tjera.

Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, ndërsa dhe më 1 shtator, edhe Franca nisi të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Qeveria italiane ka thënë se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Edhe Qipro ka thënë se do t’u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.

Etiketa: COVIDSHBA

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Para
Largimi i Ronaldos nga Juventus, flet Buffon: Pse habiteni?

Largimi i Ronaldos nga Juventus, flet Buffon: Pse habiteni?

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com