GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dredha fshin 8 ofertat më të ulëta, ia jep tenderin 1.2 miliard lekë Astrit Gjikondajt

14:46 - 21/01/25
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dredha fshin 8 ofertat më të ulëta, ia jep tenderin 1.2 miliard lekë Astrit Gjikondajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”. Kjo është “aktakuza” për Ermal Dredhën nga Open Data Albania lidhur me një tender afro 1.2 miliardë lekë.

Dhe është mënyra më arrogante për të shkelur ligjin dhe për t’i dhënë paratë e bashkisë atij që është paracaktuar.

Fjala është për tenderin e Bashkisë Vlorë me objekt “Rikonstruksionin e rrugës Ish Fabrika e Çimentos (segmenti i I-rë). Prokurimi u njoftua më 7 tetor 2024 dje vlera e fondit limit ishte 113 224 277,00 lekë.

Krahas rikonstruksionit të rrugës, tenderi sipas projektit ka në fokus bllokun e banimit që do të rikualifikohet ndodhet pranë fabrikës së çimentos dhe përfshin rrugët “Shaban Seferi”, “Mustafa Bimo” dhe “Eduard Lir”. Kjo zonë është shumë pranë qendrës së qytetit dhe mjaft e favorshme.

Ky projekt përfshin ndërtimin e infrastrukturës ekzistuese dhe sistemimin e kanalit që pretendohet se do të jetë një pikë fokusi për zonën. Do të bëhet pastrimi i tij dhe shtimi i gjelbërimit. Rruga “Eduard Lir” do të trajtohet në formën e një minibulevardi dhe do të jetë qendër për banorët. Faza e parë do të ketë një gjatësi të rrugës prej 1474m. Kjo është vetëm fillimi, sa për fushatë, sepse lotet e tjera nuk dihet se kur u vjen radha të bëhet tender i ri. Ana tjetër e errët është mënyra se si është procedura me tenderin, që të bën të dyshosh për zbatimin e projektit në kohë dhe me cilësi.

Ndërkohë, komisioni kishte caktuar datën e fundit për dorëzimin e dokumenteve    më 23 tetor 2024. Megjithëse ishin 15 kompani që shfaqën interes që të merrni pjesë në garë, prokurimi u mbajt brenda kësaj dite dhe nuk pati në realitet asnjë lloj konkurrimi.

Shkeljet e tenderit

Fituese të tenderit janë kompanitë “ASI-2A CO” shpk  me pronar Astrit Gjikondajn dhe “ULZA” shpk me pronar ish-deputetin e PD-së Ndue Shpani.

Propozimi i tyre për të kryer punën me 837 milionë lekë pa llogaritur TVSH-në ishte ndër më të shtrenjtit që u dorëzuan, por komisioni i Ermal Dredhës i shpalli ofertat e tjera “të pavlefshme”.

Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar ofertuesit BIBA-X shpk, K.M.K shpk, BEQIRI shpk, Llazo shpk, pasi operatorët ekonomik kanë paraqitur ofertë “anomalisht të ulët”.

Paradoksalisht, edhe 4 ofertat e tjera që janë më të ulëta se sa ato të kompanisë fituese janë shpallur të pavlefshme, duke gjetur argumente të tilla si për shembull “disa makineri janë të angazhuara në një projekt tjetër”. Në fund është lënë vetëm propozimi i Ndue Shpanit dhe i Astrit Gjikondajt, pas asnjë firmë përballë.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Data e lidhjes së kontratës, sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike është 17 janar 2025 dhe theksojmë se në këtë institucion vazhdojnë që të kalojnë tenderat pa asnjë lloj verifikimi apo hetimi administrativ.

Si po i merr Gjikondaj të gjithë tenderat e bashkisë Vlorë?

Por, nëse kryetari Dredha mendon se i ka mbyllur letrat e këtij tenderi, e ka gabim! KLSH, mbase edhe SPAK nëse do të hetojë, do të gjejnë prova se tenderi ka qenë krejt fiktiv. Kështu, kriteri mbi kapacitetin e kompanive nuk është zbatuar njëlloj për të gjitha.

Ndërkohë që ofertat e disa pjesëmarrësve në tender janë shpallur “të pavlefshme” se i kanë mjetet dhe forcat të angazhuara në kontrata të tjera, kjo nuk është bërë për kompaninë fituese “ASI-2A CO” shpk.

Në të njëjtën datë, bashkia Vlorë i ka dhënë Astrit Gjikondajt tenderin me fond limit 324 milionë lekë me objekt “Rikonstruksioni i kopshtit Nr. 10.”. Ndërsa në datën 9 janar 2025, kjo kompani ka marrë nga Bashkia Shkodër tenderin “Mirëmbajtje dhe shtrim i oborreve të shkollave”, me fond limit 237 milionë lekë.

Ndërkohë më 22 tetor 2024, Ermal Dredha i ka dhënë mikut të tij kontratën për “Rikonstruksioni i Galerisë” Vlorë, me fond limit 12 988 333,00 lekë. Afati i përfundimit të punimeve është vendosur 4 muaj. Pra, akoma pa u mbyllur kjo punë, dhe ato të tjerat që ka marrë përsipër, Ermal Dredha i jep si thelë mbi bisht rrugën e Fabrikës së Çimentos. Është e qartë që Ermali nuk e ka shqetësim të kryhen këto punë, por vetëm mbaron pazaret me miqtë e tij.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: dredhaoferta

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Rama takohet me drejtuesen e TikTok-ut për Europën: Do ta rihapim në një kohë sa më të arsyeshme

Rama takohet me drejtuesen e TikTok-ut për Europën: Do ta rihapim në një kohë sa më të arsyeshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 20/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

07:59 - 20/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026

07:37 - 20/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

07:30 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com