GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli në mëngjes në SPAK, në drekë firmoste 300 MLN lekë pa garë për Inkubatorin e Biznesit në Korçë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli i fal 2 milionë euro vëllait të ish-deputetit për një rrugë fshati 8 km
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli e ka kthyer Fondin Shqiptar të Zhvillimit në një institucion që financon dëshirat për korrupsion. Sidomos kur bën pakt me kryebashkiakët fiton “xhekpot”. Këtë herë bashkëpunimi është me kreun e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, për të vazhduar planin e tij të nisur qysh para 3 vitesh. Po flasim për tenderin me objekt  “Inkubator i Biznesit në Mikpritje dhe Turizëm në Korçë, LOT 3”.

Sqarojmë se bëhet fjala për një godinë në qendër të qytetit, e cila më parë ka qenë materniteti i Korçës, por para 3 vitesh Bashkia e mori në pronësi të saj. U derdhën para për rikonstruksionin e godinë, duke e kthyer në “Inkubator të Biznesit në Mikpritje dhe Turizëm në Korçë”.

Kjo është një zyrë pritje për ata që kanë ide biznesi dhe kërkojnë ndihmë nga bashkia.

 

Pra një zyrë idesh, ku supozohet që bashkia t’iu ofrojë  asete bizneseve të reja për të zhvilluar start up-in e tyre.

Ndërsa tani po planifikohet të shpenzohen 300 milionë lekë për ndërhyrje tjetër në godinë.

Sipas preventivit, të dorëzuar në dosjen e tenderit, do të bëhen ndërhyrje në disa hapësira ku pritet të hapen bare, hotele, restorant dhe një atelie. Me pak fjalë, është marrë modeli “Piramida” në Tiranë, “stadiumi me kullë” në Tiranë. Edhe në rastin e Korçës po tregohet se qëllimi parësor i marrjes së godinës së Maternitetit ka qenë hapja e kafeneve.

 

Tenderi i manipuluar

Manipulimi  i projektit është i finalizuar me procedurat në shkelje gjatë zhvillimit të tenderit. Gara është shpallur më datë 15 tetor 2024 dhe ka qëndruar e hapur për një muaj. Edhe pse ishte një projekt me rëndësi të lartë, vetëm firma QuantX IT Solutions shpk  dorëzoi një ofertë me vlerë 263 milionë lekë. Kështu ndodh, kompanitë nuk afrohen në tendera, ku dihet qysh më parë se kush do të fitojë.

Pra, situata ishte e tillë me mungesë konkurrence, ofertë e shtrenjtë dhe fond limit i llogaritur mbi shpenzime të paqarta.

Në këto kushte, procedura duhej anuluar, pasi kështu tregohet kujdes për paratë e taksapaguesve.

 

Por, kur në lojë janë përfshirë Agolli dhe Filo, ligji shkelet me të dyja këmbët dhe askush nuk i prek në kallo.

Prandaj me kënaqësinë e përfitimit, më datë 25 nëntor 2024 është shpallur fitues operatori  QuantX IT Solutions shpk.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që akordohet për treguar riskun e korrupsionit.

Llogaritë e hapura në SPAK

Ndërkohë që merrej me këtë tender, Dritan Agolli është paraqitur në SPAK. Kujtojmë se në 12 nëntor 2024, Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte në SPAK. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

 

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro. Sipas një reagimi nga Agolli kjo procedurë është pezulluar dhe kjo ka mbetur në tentativë.

Gjithashtu, kanë dalë dokumente ku nga një subjekt me emrin ‘Fusha’, Agolli ka marrë një tokë fare pranë qendrës tregtare TEG.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDritan AgolliFILOFondi Shqiptar i ZhvillimitKorçëndertesetender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel, forcat xheniere rrethojnë zonën

Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel, forcat xheniere rrethojnë zonën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com