GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Durrës-Kukës, taksa e Vuçiçit

10:13 - 12/12/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Durrës-Kukës, taksa e Vuçiçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri- Rreth 3 milionë dollarë të ardhura më shumëse sa plani ka arketuar koncesionari i rrugës Durrës-Kukës nga tarifa e kalimit vitin e kaluar. Ky është fitim mbi fitimin. Dhe kjo është ajo që raporton vet kompania se fitimi real nuk dihet sa është aty. Por nejse.

Meqenëse aty është fituar para mbi skenarët edhe më optimistë, sipas kontratës koncesionare 60 për qind të tejkalimit të fitimit e merr shteti. Me pak fjalë, shteti vitin e kaluar mori 1.5 milionë dollarë nga rruga Durrës-Kukës.

Për çfarë i duhet shtetit të marrë para nga Durrës-Kukës? Meqenëse aty fitohet aq shumë nga tarifa e kalimit, pse nuk ulet tarifa? Sikur vetëm tepricën e fitimit t’ja u kthenin mbrapsht qytetarëve, tarifa do të ulej të pakten me 1 euro.

Normalisht çdo lek që qeveria do të ulte në tarifën e kalimit të rrugës kthehet disa fish përmes zgjerimit të aktivitetit ekonomik, turizem dhe tregti. Sot shqiptarët e Kosovës, përvecse konsumatorët më të mëdhenj të turizmit, janë faktorë kyç edhe në parandalimin e fluskës së ndërtimit. A do kishte ndihmë më të madhe për ekonominë dhe politikën me efikase se kjo? Por askujt nuk i shkon në mendje të lehtësojë qytetarët nga tarifa sepse kanë axhendë tjetër.

Rruga Durrës-Kukës është një nga asetet më strategjike të ekonomisë shqiptare. Eshtë ndër të paktat vepra publike qe e ka kthyer me disa fish investimin e saj, me gjithë akuzat për korrupsion dhe fryrjen e kostove të ndërtimit.

Sot një pjesë e mirë, ndoshta më e madhja, e aktivitetit turistik në Shqipëri, gjenerohet drejtpërdrejtë nga shqiptarët e Kosovës. Shkëmbimet tregtare me rajonin u rritën me here fale rrugës Durrës-Kukës, e cila rriti njëkohësisht edhe rëndesinë strategjike të Portit të Durrësit.

Çfarë bëri qeveria shqiptare? Filloi sabotimin. Kryeeksperti i IFC-se që udhëhoqi procesin e koncesionit dhe vënies së traut në Durrës-Kukës ishte serb. Tarifa 5 euro u sugjerua po nga IFC-ja.

Por prape, rruga ishte bekim shume i madh. Edhe me haraçin e traut sillte përfitime për ekonominë. Kështu që duhej shkatërruar edhe Porti i Durresit. U mor vendimi për t’i venë kazmën edhe Portit.

Kështu që mbyllim rrugën, por hapim Ballkanin. Shqyejmë kufijtë, por shkaterrojmë Portin. Bëjmë mbledhje të përbashkëta qeverie me Kosovën, por i vënë kosovarëve taksën më të rëndë të kalimit për kilometër në Europë.

Pastaj, kur fitimet nga taksa janë më të larta edhe se sa skenarët më optimistë, vazhdojmë e taksojmë fort. Madje japim edhe miliona euro nga buxheti i shtetit, gjoja për përfundimin e rrugës. Edhe Vuçiçi po të ishte kryeministër i Shqipërisë nuk do të kishte patur guximin për të vënë taksë 5 euro tek rruga Durrës-Kukës.

Etiketa: Aleksandar Vuçiçklodian tomorritakse

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
FIFA merr vendimin drastik për arbitrin spanjoll

FIFA merr vendimin drastik për arbitrin spanjoll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com