GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka konfirmuar skandalin e raportimeve të fundit në media lidhur me fundosjen e dy objekteve në “Durrës Marina”, projekti, i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit që është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit.

Në një deklaratë zyrtare, IKMT thotë se me urdhër të Kryeinspektorit, është ngritur një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Në këtë grup morën pjesë inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit.

Reagimi ka ardhur pas dyshimeve të forta dyshimi mbi cilësinë e ndërtimit dhe standardet e zbatuara.

Sipas IKMT-së, verifikimet janë kryer në kuadër të zbatimit të lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, të miratuar me vendim të KKT-së më 01.08.2023, për dy godina banimi dhe shërbimi në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, të cilat ndodhen aktualisht në fazën e punimeve të sistemimeve të jashtme.

Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit ka konstatuar se objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm, ndërsa objekti 04 një ulje prej 18 cm.

Në vijim të këtyre gjetjeve, IKMT i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekteve të nevojshme të përforcimit teknik, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së strukturave.

Sipas institucionit, këto ndërhyrje duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet përgjegjëse, për të siguruar përputhshmërinë me kushtet teknike të planifikimit dhe ndërtimit.

IKMT thekson se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, do të vijojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në kantieret e ndërtimit dhe garantimin e standardeve të sigurisë.

Problematika me pallatet e ndërtuara

Sipas nënkontraktorit, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit.

Pas shfaqjes së problemeve, në objekt janë konstatuar dëmtime serioze, përfshirë çarje të strukturës dhe thyerje të elementëve të vendosur, si dyer dhe dritare. Aktualisht, sipas dëshmisë, po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore me pilota, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë të pamjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fillim.

Nga ana tjetër, matjet e kryera në terren konfirmojnë një disnivel të konsiderueshëm mes godinave. Rezultatet tregojnë diferenca nga 70 centimetra deri në 1 metër mes strukturave, duke përputhur kështu denoncimin e bërë nga burimi brenda projektit.

Etiketa: Durrës MarinagodinaShembje

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Para
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com