Zbardhen pasuritë e sekuestruara nga gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, në kuadër të një hetimi të nisur vitin e kaluar për pastrim parash.
Në vendimin për sekuestro, prokuroria nxjerr në pah rolin kryesor të biznesmenit Eleman Abule.
Prokuroria njoftoi se nga hetimi i kryer “u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi, etj., kanë konsumuar veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtojnë të njëjtat burime, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, thotë më tej akuza, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçit, apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Prokuroria zbulon edhe sesi funksiononte kjo skemë.
“Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje-blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boçi, apo midis Kristian Boçi dhe Ender Boçi, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektive, blerja e HEC-eve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj”.
Masat e sekuestros së kërkuara nga prokuroria përfshijnë shoqëri tregtare, prona të luajtshme e të paluajtshme dhe disa llogarive bankare. Pasuritë janë nën zotërim të shtatë personave dhe subjekteve tregtare. Nga vlerësimi paraprak i prokurorisë, rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.
Masat e sekuestros janë vendosur nga gjykata e Tiranës një ditë më parë, që ka miratuar kërkuesën e prokurorisë.
Përveç biznesmenit Elman Abule – i cili rezulton një lidhje e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, masat e sigurisë prekin edhe pasuritë e bashkëshortëve Kristian e Drilona Boçi, këta të fundit personazhe të njohur në rrjetet sociale.
Kristian Boçi, në një reagim pas raportimeve mediatike për sekuestrot, u shpreh se “kurrë si kam hy në hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim”.
Masat e vendosura nga gjykata
Sekuestro preventive tek shoqëritë tregtare:
- Shogeria “Fidalba” shpk, me NIPT L01718023B, ku zotërues 100% i kuotave dhe administrator i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.
- Shoveria “Ferro Chrome Holding” shpk, me NIPT L51621504T, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.
- Shogeria “Metal Form” shpk, me NIPT M12122501H, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.
- Shoqëria “METALE ALBANIA 2014” shpk, me NIPT L01908004U, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.
- Shoqëria “RAMETAL” shpk, me NIPT L41517502C, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.
- Shoqëria “TRITAL” shpk, me NIPT K91729002T, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule. Shoqëria “VENTUS” shpk, me NIPT L82212033T zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk. Administratori i shoqërisë është shetatasi Elman Abule.
Sekuestro preventive tek pasuritë e shoqërisë Fidalba” shpk, si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Are”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, totale 2,300 m2 me adresë Fshati Vrinë, datë 15.07.2021;
- Pasuria e regjistruar më datë 15.07.2021, mbi të cilën ndodhet pasuria e llojit “ndërtesë”,me sip. totale 276 m2, me adresë Fshati Vrinë, në pronësi të shoqërisë “Fidalba”, regjistruar më datë 15.07.2021;
- Pasuria e regjistruar më datë 15.07.2021 e llojit “truall”, mbi të cilën ndodhet pasuria e llojit “ndërtesë”;
- Pasuria e llojit “are”, me sip. totale 4,900 m2, me adresë: Fshati Vrinë, e regjistruar më datë 23.05.2010;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, e regjistruar më datë 15.07.2021.
Sekuestro preventive tek shoqëritë tregtare të regjistruara në emër të shtetases Marisa Nito, si më poshtë:
- Shoqëria “Dada Clean” shpk, me NIPT M21912035D, e regjistruar në datë 12.7.2022, në të cilën shtetasja Marisa Nito zotëron 100% të kapitalit themeltar me vlerën 100,000 lekë;
- Shoqëria “Sapientia” shpk, me NIPT L82315006R, e regjistruar në datë 15.11.2018, në të cilën shtetasja Marisa Nito, zotëron 70% të kuotave të kapitalit themeltar në vlerën 70,000 lekë dhe është Administratore e kësaj shoqërie.
Sekuestro preventive tek shoqëritë tregtare të gjistruara në emër të shtetasit Vladimir Avrami, si më poshtë:
- Shoqëria “EUROPA BUILDING” shpk, me NIPT K31728004B.
Sekuestro preventive tek shoqëritë tregtare të regjistruara në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:
- Shoqëria “Mak-08” shpk, me NIPT K81313013K, me kapital themeltar të shoqërisë në shumën 117,000,000 lekë dhe administrator të shoqërisë shtetasin Kristian Boçi.
- Shoqëria “Dizi” shpk, themeluar në datë 13.02.2015, me NIPT L51413015E, me Administrator të shoqërisë shtetasin Vlash Bushpepa.
- Shoqeria “Gloris Construction” shpk me ortak të saj shtetasin Ender Boçi, zotërues i 5% të kuotave të kapitalit themeltar dhe shoqërinë “Mak-08” shpk, zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar.
- Shoqëria “Hec Zall Xhuxhe” shpk, me NIPT L322010370, administrator i të cilës është shtetasi Ender Boçi, zotërues i 100% të kuotave të kapitalit është shoqëria “Gloris Construction” shpk, me NIPT K81629013H.
- Shoqëria “Chriss” shpk, me NIPT L64828201C, administratori i të cilës është shtetasi Artur Boçi, zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit është shoqëria “Dizi” shpk, me NIPT L51413015E.
Sekuestro preventive tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, sip 35.4 m2, ZK 8270, adresa: “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
- Pasuria e llojit “Njësi”, sip. 189.7 m2, adresa: rruga “Dora D’Istria”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi, sipas Kontratë Shitje datë 27.02.2017, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2, të ndodhur në Blv. “Zhan D’Ark”, në pallatet e shoqërisë “Gora” shpk, ambienti me nr. 2, kulla nr. 3, e përfituar nga shtetasja Elona Goxhaj sipas kontratës të lidhur me shoqërinë nr. 1541/709, rep./kol., datë 05.12.2007 dhe transferuar të drejtat sipas Akt-Marrëveshjes nr. 5640/1771 rep./kol., datë 30.12.2010 kundrejt vlerës prej 200,000 euro. Pala blerëse nuk do të kryejë pagesë, pasi pala shitëse ka përfituar nga pala blerëse sipas kontratës nr. 2284/1590, rep./kol., datë 04.05.2009 pasurinë me sipërfaqe totale prej 400 m2 tokë arë, me nr. pasurie 13/39, zk. 3266, si dhe një vilë 4-katëshe të ndodhur mbi këtë pasuri, të ndodhur në Sauk, Tiranë kundrejt vlerës 600,000 euro. Pala blerëse, shtetasja Elona Goxhaj ka likuiduar shumën cash 200,000 euro dhe 200,000 euro të tjera do të paguhen duke u këmbyer me njësinë me sipërfaqe 222 m2.
- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2, të ndodhur në Blv. “Zhan D’Ark”, në pallatet e shoqërisë “Gora” shpk, e përfituar nga shtetasja Elona Goxhaj sipas kontratës së nënshkruar me shoqërinë “Gora” shpk datë 05.12.2007 dhe transferuar këtë të drejtë shtetasit Kristian Boçi sipas akt- marrëveshjes datë 22.12.2011 kundrejt vlerës prej 200,000 euro. Në këtë mënyrë, shtetasja Elona Goxhaj ka likuiduar shumën cash 200,000 euro dhe i ka dhënë në këmbim dy dyqane të ndodhur në Blv. “Zhan D’Ark”, përkatësisht 222 m2 dhe 220.8 m2 dhe verandë 285 m2. Në këmbim shtetasja Elona Goxhaj ka përfituar sipas akt-marrëveshjes datë 04.05.2009 pasurinë me sipërfaqe tokë arë 400 m2, vërtetuar me certifikatën e pronësisë lëshuar nga Z.R.P.P Tiranë datë 21.07.2006 si dhe një vilë 4-katëshe të ndërtuar mbi këtë pronë.
- Pasuria “Apartament”, sip 201.8 m2, adresa: rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, në pronësi të Kristian Boçi;
- Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 18.9 m2;
- Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 18.9 m2, me adresë: Tiranë dhe garazhme sipërfaqe 18.9 m2, me adresë: Tiranë, me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro);
- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz, në pronësi të Kristian Boçi, në shumën 117,000 Euro, sipas kontratë shitblerje automjeti datë 09.04.2014 nga shoqëria “Metalform”.
Sekuestro preventive tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abule dhe Marisa Nito, si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Vile” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, në pronësi të Marisa Nito me vlerë 370,000 euro.
- Pasuria e llojit “Truall”, sip 300.8 m2, ZK 1739, adresa: rruga “Gjilek”, Vlorë në pronësi të Marisa Nito dhe Elman Abule, blerë sipas Kontratë Shitje nr. 8273/4877, datë 29.12.2022, me çmimi i blerjes 370,000 euro.
- Pasuria e llojit “Vile Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, sipas Kontratë Sipërmarrje për Prenotim Apartamenti, datë 09.02.2022 (Shtesë Kontrate sipërmarrje dt 21.12.2021) me palë porositëse Elman Abule dhe sipërmarrës shoqërinë “Merkaj – 3” shpk në Kompleksin “Mandarine Drive”, me çmim blerje 480,000 euro.
Sekuestro preventive ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:
- Elman Abule, i datëlindjes 29.04.1981 lindur dhe banues në Tiranë.
- Marisa Nito, e datëlindjes 23.07.1982, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë.
- Kristian Boçi, i datëlindjes 06.03.1977, lindur në Shëngjin dhe banues në Tiranë.
- Drilona Boçi, e datëlindjes 01.02.1990, lindur në Pukë dhe banuese në Tiranë
- Ender Boçi, i datëlindjes 02.05.1968, lindur në Shëngjin.
- Eliverta Boçi, e datëlindjes 22.07.1982.
- Vladimir Avrami, i datëlindjes 10.11.1963, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.
- Shoqërisë “ALFEMET” shpk, me NIPT L51801502B;
- Shoqërisë “FERRO CHROME HOLDING” shpk, me NIPT L51621504T;
- Shoqërisë “FIDALBA” shpk, me NIPT L01718023B;
- Shoqërisë “RAMETAL” shpk, me NIPT L41517502C;
- Shoqërisë “TRITAL” shpk, me NIPT K91729002T;
- Shoqërisë “VENTUS” shpk, me NIPT L82212033T;
- Shoqërisë “METAL ALBANIA 2014” shpk, me NIPT L01908004U;
- Shoqërisë “METAL FORM” shpk, me NIPT M12122501H;
- Shoqërisë “MAK-08” shpk, me NIPT K81313013K;
- Shoqërisë “HEC ZALLE XHUXHE” shpk, me NIPT L322010370;
- Shoqërisë “GLORIS CONSTRUCTION” shpk, me NIPT K81629013H;
- Shoqërisë “DIZI” shpk, me NIPT L51413015E;
- Shoqërisë “DADA CLEAN” shpk, me NIPT M21912035D;
- Shoqërisë “CHRISS” shpk, me NIPT L64828201C.
Discussion about this post