GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dyshimet për tragjedinë në Deçan, flasin familjarët e shoferit të vrarë

17:18 - 12/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshimet për tragjedinë në Deçan, flasin familjarët e shoferit të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja e Gani Gjokajt, shoferit të vrarë në Gllogjan më 26 nëntor, i ka mirëpritur arrestimet e djeshme rreth tragjedisë së 26 nëntorit, ku veç shoferit u vranë edhe dy nxënës. Xhafer Gjokaj, rreth të 80-tave, babai i të ndjerit Gani Gjokaj, ka thënë të dielën për “Kohën” se pret që shteti ta zbardhë rastin dhe të shqiptojë dënimet më të rënda për vrasësit.

“Jam i kënaqur me arrestimet dhe pres dënimet më të rënda për vrasësit që bën masakër edhe në nxënës” – ka thënë ai nga oda e tij ku po qëndronte me të vëllain Smailin, e ku thotë se çdo ditë presin njerëz që shkojnë ende për ngushëllime aty.

I pyetur nëse ai dhe familja e tij po i njihnin të arrestuarit, emrat e të cilëve u dhanë në media një ditë më parë, babai i viktimës e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk i njohim, Gllogjani është i madh, ata që thanë se janë arrestuar, nuk dimë send kush janë e tek janë” – është shprehur Xhafer Gjokaj.

Ai dhe i vëllai i tij kanë mohuar kategorikisht mundësinë e implikimit dhe ndikimit eventual të familjarit të tyre të ndjerë në vetëvrasjen e një vajze nga Gllogjani, për të cilën është folur e shkruar.

“Po të kishte diçka të vërtetë këtu, familja e asaj çike ishte dashur me na çu njerëz sipas traditës dhe ia kishim gjetë çaren kësaj pune, ishim përgjigj, por ne nuk kemi marrë asnjë fjalë, asnjë ‘selam’ prej askujt për këta dhe ato fjalë nëse kanë thënë ashtu ata që u arrestuan, janë vetëm me e arsyetu veten”, ka thënë babai i shoferit të vrarë.

“Djali jem nuk ka qenë i tillë, hyni këtu e deri në Pejë se s’mundesh me gjet dikë që flet keq për të”, ka tërhequr vëmendjen ai.

“Nëse i paska pas hak dikujt, pse vrasësit kanë qitë maska kur kanë shtënë drejt autobusit, kur vritet dikush për hakmarrje vritet hapur dhe merret përgjegjësia, e jo kështu”, ka shtuar i njëjti.

“Po të kishte përgjegjësi për vetëvrasje të asaj çike që po thonë nga Gllogjani, djali nuk do të kishte punuar në Gllogjan me autobus, edhe një vit pasi paska vdek ajo çikë”, ka dhënë një arsyetim tjetër Xhafer Gjokaj.
I vëllai i tij Smajli është ndërlidhur edhe me një element tjetër.

“Mbrëmë pasi u dha lajmi për këto arrestime dëgjova mandej se djali jonë ishte marrë në pyetje për atë vajzë, i ishte marrë edhe telefoni përkohësisht dhe pasi ishte dalë i pafajshëm, ishte liruar. Po të kishte përgjegjësi, djali ynë nuk do të lihej i lirë nga shteti tash e më tepër se një vit pas vetëvrasjes së asaj vajze”, është shprehur ai.
Vëllezërit Gjokaj në fund kanë thënë se tërë ngjarjen e lënë në duart e shtetit dhe të drejtësisë, duke shfaqur shpresën se do ta zbardhin tërësisht rastin e vrasjeve të 26 nëntorit.

Mbrëmë, Prokuroria Themelori në Pejë konfirmoi se kishin arrestuar tre të dyshuar në lidhje me vrasjen e trefishtë. Të dyshuarve pritet t’u caktohet sot masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Etiketa: DecanDyshimetfamiljaretshoferitragjedia

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
“Berisha ka një plagë”, Flutura Açka: Ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja

“Berisha ka një plagë”, Flutura Açka: Ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com