Loja pyetje-dënime ka sjell situata gazmore dhe të qeshura në shtëpinë e “Big Brother Vip” ndërsa banorët kanë përfituar nga rasti për të njohur më mirë njëri-tjetrin. I pyetur nga Ledjona se kush është ish e dashura e tij e fundit, Romeo u përgjigj: Ex-i i fundit dihet kush është. Aleksia dhe shkaku i ndarjes është mospërputhja e karaktereve.
Aktori është përfolur gjithashtu për një romancë me Jonida Maliqin por u ndanë pak kohë pas lidhjes. Ai gjithashtu nisi një romancë edhe me banoren shqiptaro-italiane, Heidi Baci por dyshja para pak ditësh vendosën ta vazhdonin të ndarë rrugëtimin e tyre në formatin e njohur.
Discussion about this post