GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E turpshme! Blen ilaçe për nënën e paralizuar, 68-vjeçari në burg se “theu arrestin e shtëpisë”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
E turpshme! Blen ilaçe për nënën e paralizuar, 68-vjeçari në burg se “theu arrestin e shtëpisë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benus F, një 68-vjeçar nga Tirana, u arrestua në fund të janarit të këtij viti, pasi kishte thyer vendimin e gjykatës, që e detyronte të qëndronte në shtëpi.

I moshuari akuzohet se ka përvetësuar sende të vjedhura dhe për këtë vepër penale ndaj tij ishte vendosur masa e sigurimit “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Benusi jeton vetëm me nënë e tij 90-vjeçare, të paralizuar. Ditën e arrestimit, ai kishte dalë për të blerë ilaçe për nënën. Por, policia, me aftësinë e saj maksimale për të goditur më të pambrojturit, e zbuloi që 68-vjeçari kishte dalë nga shtëpia pa marrë lejen e autoriteteve.
Menjëherë i vendosen prangat dhe e dërgojnë para prokurorit. Ky i fundit e dërgon në gjykatë dhe trupat gjykuese në të dy nivelet, në shkallën e parë dhe në Apel vendosin që të shtrëngojnë masën e sigurimit, duke e vendosur në “arrest në burg”.

Gjykata dërgon në burg 68-vjeçarin për thyerje të “arrestit në shtëpi”

Askush nuk pyeti se çfarë do të ndodh me nënën e tij 90-vjeçare dhe se për çfarë arsye madhore një i moshuar, gati 70 vjeç, duhet të qëndrojë në burg për një shkelje minimale.

Arrestimi i Benus F. ndodh pikërisht, kur politika dhe publiku është përfshirë nga diskutimet për amnistinë penale. Deputetët po artikulojnë gjithnjë e më shumë nevojën për humanizëm, sidomos ndaj personave vulnerabël, të cilët mbahen të burgosur për vepra penale të lehta.

Përtej këtyre diskutimeve publike, institucionet e drejtësisë nga ana e tyre duan të kapin statistikat. Dhe, ja ku u gjet rasti perfekt-arrestohet 68-vjeçari se guxoi të cenonte autoritetin e gjykatës, duke dalë nga shtëpia për të blerë ilaçe për nënën e tij të paralizuar.

Historia skandaloze
Më datë 20.01.2024, është kryer arrestimi në flagrancë i personit nën hetim Benus F., si i dyshuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ai është kapur në flagrancë rreth orës 15:40 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, në vendin e quajtur “Lulishtja 1 Maji”, në ambientet e lokal “Zaimi”, ndërkohë që me vendimin nr. 2414, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duhet të zbatonte masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi”, me detyrimin për të qëndruar në banesë në adresën Rr. “Sulejman Delvina”, pallati “xxxx”, hyrja 1, Tiranë.

Dola për ilaçe për nënën
I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Benus F., ndër të tjera ka deklaruar se: “…Është e vërtetë që kam thyer masën e arrestit në shtëpi, pasi jetoj vetëm me nënën në shtëpi, e cila është 90 vjeçe.

Për shkak të moshës dhe faktit që është e sëmurë nuk mundet të dalë jashtë. Ditën e arrestimit, ai deklaron se duhej të dilte për të marrë disa ilaçe për nënën e tij, e cila është e sëmurë, vuan nga zemra, dhe ishte urgjente pasi i kishte rënë tensioni.

Ai sqaron se një nga farmacitë që e ka më afër me shtëpinë ishte e mbyllur dhe për këtë ai kaloi nga lokali i “Zaimit” për të shkuar te një farmaci tjetër.

I moshuari theu masën e sigurisë për të blerë ilaçe për nënën e paralizuar

Recetën nuk e ka patur me vete, pasi e ka lënë në farmaci dhe për shkak se kishte pak radhë deklaron se është futur për të pritur te lokali i “Zaimit”.
68-vjeçari deklaron gjithashtu se tek lokali ka shkuar për të marrë një çadër, pasi binte shi dhe sapo ka dalë ka shkuar një patrullë policie. Ai sqaron se nuk ka patur asnjë numër telefoni që ta merrte në telefon policinë për të kërkuar leje. Ka kontaktuar me avokatin, i cili i ka thënë se nuk ka ku të marrë leje, pasi Prokurorja nuk është aty pasi është e shtunë, pushim…

Gjykata urdhëron: Në qeli

Pavarësisht këtyre argumenteve, gjykata e shkallës së parë të Tiranës ka vendosur masën e “arrestit në burg” për 68-vjeçarin.

I moshuari dhe avokati i tij e kundërshtuan këtë masë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit me avokat kryesisht, si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes
Ata kanë renditur një seri arsyesh se përse Benusi nuk duhet të qëndronte në masë arresti.

I moshuari fillimisht është hetuar për “vjedhje” dhe për këtë arsye u vendos masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Por, në përfundim të hetimeve, prokuroria e dorëzoi dosjen në gjykatë, ku e akuzon vetëm për “përvetësim mallrash të vjedhur”, pra një akuzë shumë më e lehtë, e cila nuk justifikon masën e sigurimit.
Po ashtu, i moshuari, që në momentin e shoqërimit dhe arrestimit, ai është treguar bashkëpunues me policinë dhe ka treguar arsyet se përse kishte dalë nga shtëpia.

Në vijim, Policia ka konfirmuar argumentet e paraqitur nga i arrestuari, pasi ka verifikuar recetat e ka pyetur dëshmitarë të shumtë, të cilët konfirmojnë versionin e ngjarjes së treguar nga i moshuari.

Mbi të gjitha, i arrestuari është i moshuar, 68 vjeç dhe me një nënë të sëmurë (paralizuar), për të cilën nuk ka kush të kujdeset.

Argumentet duken të pranueshëm për të dhënë, më së paku, një masë sigurimi të butë. Por, etja e gjyqësorit për statistika prevalon mbi normat e thjeshta juridike.

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, në 8 shkurt 2024, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për 68-vjeçarin Benun F., i cili tashmë duhet të presë muaj të tërë për të riparë sërish lirinë.

Por, nuk dihet nëse do të shohë më nënën e tij 90-vjeçare, për të cilën ai përfundoi në burg, pasi do t’i blinte ilaçe.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 68 vjecardenimimasa e sigurise

Lajme të lidhura

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Para
Ironia/ “Operacioni Katuni”, policët e Lalit sekuestrojnë 1 pras dhe 30 vezë…

Ironia/ "Operacioni Katuni", policët e Lalit sekuestrojnë 1 pras dhe 30 vezë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt, lidhur me të kaluarën e tij, ndërsa komentoi...

Lexo më shumë
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com