GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia spektakël ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion (video)

22:01 - 12/05/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Egnatia spektakël ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion (video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024/2025 në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit kanë mundur Vllazninë 4-0 në finalen e madhe të “Final Four”, e cila u luajt sonte në “Arenën Kombëtare”.

Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë, Stojanovic dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa. Në minutat në vijim, shkodranët kërkuan me ngulm golin e barazimit por pjesa e parë mbyllet në avantazh 0-1 për Egnatian.

Pjesa e dytë po ashtu ka nisur me gol për rrogozhinasit, të cilët kanë dyfishuar shifrat sërish me Regi Lushkjan. Serxho Ujka pason bukur në krah për Fangaj, i cili asiston brenda zonës për Regi Lushkja, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetën e shkodranëve, për herë të dytë. SHIKOGOLIN2

Në minutat e mbetura, Vllaznia tentoi të krijonte raste dhe të ngushtonte shifrat, por nuk pati ndonjë rrezik real për Egnatian. Ndërsa në minutën e 80-të, Egnatia do të vuloste fitoren duke shënuar edhe golin e tretë me Leo Melo, i futur në fushë si zëvendësues pak minuta më parë në vend të Regi Lushkja.

Bakayoko shërben për Zejnullai, i cili asiston për Leo Melo, braziliani nuk shënon dot në tentativën parë, por në të dytën dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jukaj. SHIKOGOLIN3

Në minutat e fundit shtesë, Egnatia shënoi edhe golin e katërt me Serxho Ujka. Egnatia fiton titullin kampion për herë të dytë në historinë e saj, ndërsa Vllaznia duhet të presë ende…

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Zyrtarizohet fitorja e parë për opozitën: PD-ASHM fiton me diferencë të thellë në…

Zyrtarizohet fitorja e parë për opozitën: PD-ASHM fiton me diferencë të thellë në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com