GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekspertët në Poloni dhanë dorëheqjen/ Mjeku: Kjo situatë është në shumicën e vendeve

11:45 - 30/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspertët në Poloni dhanë dorëheqjen/ Mjeku: Kjo situatë është në shumicën e vendeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një shkrim që kanë bërë mediat polake, në lidhje me kontradiktat mes qeverisë si dhe ekspertëve mjekësor në lidhje me Covid. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se këtë lloj marrëdhënie mes ekspertëve si dhe politikanëve e ka shumica e shteteve.

Në shkrimin e Lancet shkruhet se shumica e eksperteve të Këshillit Mjekësor për Covid dhanë dorëheqjen për shkak se sugjerimet e tyre mbi Covid nuk po merreshin parasysh.

Postimi i Plotë:

Miqtë e mi, më poshtë mund të gjeni të përmbledhur marrëdhënien ndërmjet ekspertëve dhe politikanëve në një prej shteteve të Bashkimit Europian, Poloninë. Këtë lloj marrëdhënie jofunksionale e ka shumica dërrmuese e shteteve, por rrallëherë paraqitet në literaturën mjekësore, kurse në media paraqitet sipas humorit dhe marrëdhënies së tyre me partitë përkatëse. Më poshtë mund të gjeni në një grimcë shkrimi publikimin në prestigjiozen Lancet të dorëheqjes së treçerekut të anëtarëve të Këshillit Mjekësor COVID-19 në Poloni.

Shumica e Organit Këshillimor Mjekësor mbi COVID-19 në Poloni ka dhënë dorëheqjen, duke deklaruar se këshillat e tyre janë injoruar. 13 ndër 17 anëtarë u dorëhoqën më 14 janar 2022 duke dhënë arsyetime si:
 “…toleranca ndaj mohimit të COVID-19 dhe e rëndësisë së vaksinimit kundër pandemisë… që vërehet në deklaratat e qeverisë dhe të zyrtarëve…”
 “…diskrepanca e sjelljes së qeverisë me gjykimin dhe praktikën shkencore dhe mjekësore…”
“…mungesa e përforcimit/zbatimit të masave nga ana e organeve qeveritare…”

Të dhënat mbi pandeminë në Poloni:
Polonia është ndër shtetet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 në botë.
Niveli i vaksinimit është 56% (përditësuar më 18 janar 2022).
1 ndër 3 persona 18-65 vjeç deklaron se nuk do të vaksinohet kurrë kundër COVID-19.
Hezitimi dhe mosrespektimi i masave është veçanërisht i lartë në zonat rurale, ku partia në fuqi (Laë and Justice) ka mbështetjen kryesore elektorale.

Dr Robert Flisiak, Presidenti i Shoqatës Polake të Epidemiologëve dhe të Infeksionistëve, u shpreh:
“:..marrëdhënia ndërmjet Këshillit Mjekësor dhe qeverisë ka qenë i shkëlqyer deri në mesin e 2021, kur filloi të ngadalësohej vaksinimin në Poloni në mes të një ndjenje në rritje anti-vaksinim…”
“Qeveria u duk se mori një qasje “të shohim e të bëjmë” dhe ishte kundra marrjes së masave jopopullore.”
“…politikanët nuk donin të humbnin mbështetjen e votuesve, duke simpatizuar lëvizjet anti-vaksinim ose duke u përfshirë aktivisht në to…”

Pas dorëheqjes, qeveria deklaroi:
“Është roli i qeverisë që të marrë vendime bazuar mbi pozicionet e ndryshme të ekspertëve si: Këshilli Mjekësor, ekonomistët, ekspertët e fushave të tjera të prekura nga epidemia.”

Mjekë të palidhur me Këshillin Mjekësor janë shprehur se reagimi i qeverisë ndaj dorëheqjeve ishte shqetësues.

Dr. Krzysztof Filipiak, Zv. Rektori i Universitetit Mjekësor të Varshavës, u shpreh se kjo deklaratë sugjeron se:
“…qeveria e djathtë e Polonisë ka pranuar nivel jashtëzakonisht të lartë vdekshmërie dhe nuk dëshiron të ndryshojë asgjë.”

Qeveria po mundohet të themelojë një tjetër Këshill Mjekësor.
Por anëtarët e dorëhequr kanë dyshime e tyre se edhe zëvendësuesit nuk do të kenë sukses në ndikimin e vendimeve politike.

Në këtë drejtim, Prof. Anna Piekarska, Departementi i Sëmundjeve Infektive dhe Hepatologjisë, Universiteti Mjekësor i Lodz, u shpreh:
“…Nëse zëvendësuesit rekomandojnë atë çka qeveria dëshiron të dëgjojë, qeveria nuk do ta ketë aspak problem, por asgjë nuk do të ndryshojë.”

 

Etiketa: COVIDIlir Alimehmeti

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Përfshirja e politikës në zgjedhjet e FSHF, Andi Lila: Tërhiquni sa nuk është vonë!

Përfshirja e politikës në zgjedhjet e FSHF, Andi Lila: Tërhiquni sa nuk është vonë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com