Kreu i Shoqatës Federale të Fondeve të Sigurimeve Mjekësore (KBV), Andreas Gassen, në një intervistë të botuar sot në gazetën Düsseldorf Rheinische Post, tha se pandemia do të përfundojë pranverën e vitit 2022, duke zgjatur kështu gjashtë deri në nëntë muaj.
“Pandemia ndoshta do të zgjasë edhe gjashtë deri në nëntë muaj. Unë vlerësoj se koronavirusi do të përfundojë në pranverën e vitit 2022. Deri atëherë, shkalla e vaksinimit do të jetë pak më e lartë, por mbi të gjitha numri i njerëzve që janë shëruar me antitrupa do të rritet.
Kufizimet ndoshta do të bëhen plotësisht të panevojshme atëherë,” tha ai.
Ai shtoi se numri i infeksioneve do të rritet përsëri në vjeshtë. Sidoqoftë, numri i sëmundjeve të rënda do të mbetet shumë më i ulët se dimrin e kaluar.