GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Ekspozita e piktorit Albi Yzo që lidh Shqipërinë me Zvicrën përmes artit (Video-Foto)

13:47 - 19/11/24
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspozita e piktorit Albi Yzo që lidh Shqipërinë me Zvicrën përmes artit (Video-Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Hypo-Crisis” titullohej ekspozita e piktorit Albi Yzo, e cila qëndroi e hapur për artdashësit nga data 2 deri në 10 Nëntor në qytetin St-Maurise të Zvicrës.

Ngjarja artistike pasqyroi 10 vepra të artistit të realizuara përgjatë katër viteve të fundit me teknikën vaj në kanavacë, një nga më të vështirat në artin e pikturës.

Ekspozita paraqiti një takim unik artistik e kulturor dhe një moment të vërtetë shkëmbimi mes kulturave të dy vendeve përmes artit dhe krijimtarisë.

Albi Yzo, duke ndërthurur traditat shqiptare me teknikat bashkëkohore, ofroi një vepër të thellë, të mbushur me emocion dhe reflektim mbi bukurinë njerëzore dhe kujtesën kolektive. Ekspozita shënoi një moment të ndarjes dhe dialogut mes kulturave, që nxjerr në pah lidhjet e forta mes komunitetit shqiptar në Zvicër dhe popullatës vendase.

Eventi çeli siparin të shtunën e 2 nëntorit në prani të përfaqësuesve të autoriteteve komunale dhe kantonale, si dhe personalitete nga bota kulturore dhe komuniteti shqiptar në Zvicër.

Albi Yzo: Vepra ime, dashuri për njerëzoren dhe sublimen

“Vërej se ka një krizë të thellë të artit bashkëkohor dhe të mendimit ontologjik, por sigurisht ka gjithmonë një rrugë drejt së cilës njeriu drejton të ardhmen e tij”, tha piktori Albi Yzo.

Ai shpjegoi se “Hypo-Crisis” është një cikël pikturash që e ka filluar në vitin 2020 dhe finalizuar me çeljen e ekspozitës në St-Maurise, Zvicër.

“Në këto punime kam trajtuar tema të frymëzuara nga jeta e përditshme, mjedisi përreth, arkitektura, ngjarjet socio-politike e kulturore të kohës sonë,  ku nëpërmjet të cilave shpreh disa mendime të miat për një botë më të mirë, për një shoqëri më vigjilente në raport me gjithçka që po ndodh sot”, u shpreh Yzo.

“Mendoj se, nëpërmjet pikturave të mia kam dhënë një këndvështrim ndryshe të së bukurës dhe realitetit duke e jetuar atë me të gjitha mundësitë dhe pamundësitë që ofron… Paralelisht puna e vazhdueshme dhe angazhimi im i përditshëm më jep kënaqësinë të ndërthur rutinën time me dashurinë sublime për artin”, shtoi.

Artisti zbuloi përjetimet e tij në procesin e krijimtarisë duke u shprehur se kur pikturon nuk e mendon as hapësirën dhe as kohën. “Kjo gjë më jep lirinë të krijoj dhe të përkthej në imazhe mendimet e mia”, thotë ai.

Të krijosh në epokën tonë bashkëkohore, sipas artistit, do të thotë të jesh i angazhuar për të përzgjedhur forma të ndryshme të shprehuri duke ruajtur thelbin e vetvetes, në mënyrë që kjo energji të shpërndahet në kohë dhe hapësirën e duhur.

“Art, për mua nënkupton, aftësinë për të prodhuar vepra, të cilat shoqëria do t’i vendosë në shërbim të përmirësimit të saj estetik e kulturor. Në punimet e mia shihet qartë interesimi im për të bukurën, kërkimi im ontologjik për novacionin, heterogjenitetin e pamohueshëm, dashuria për njerëzoren e sublimen. Ekuilibri dhe harmonia midis tyre përbën  atë që mund të jetë karakteri artistik i punës sime”, përfundon ai.

Veprat e ekspozuara, viti i realizimit dhe përmasat e pikturave
Etiketa: Albi YzoArtpikture

Lajme të lidhura

Mesha historike në shqip në Patriarkanën Ekumenike/ Mesazhi i Kryepeshkopit Joan: Besimi nuk imponohet, por fitohet
Aktualitet

Mesha historike në shqip në Patriarkanën Ekumenike/ Mesazhi i Kryepeshkopit Joan: Besimi nuk imponohet, por fitohet

12:54 - 15/06/25
Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo
Aktualitet

Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo

08:39 - 11/06/25
Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?
Art & Kulturë

Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

22:16 - 29/05/25
Para
Vlora përmbytet pas çdo shiu, Dredha blen kamera 240 MLN lekë, denoncohet në KPP tenderi

Vlora përmbytet pas çdo shiu, Dredha blen kamera 240 MLN lekë, denoncohet në KPP tenderi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërsa luftimet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve
Botë

Ndërsa luftimet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve

17:49 - 15/06/25

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë,...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

17:07 - 15/06/25
Denoncimi i babait: I riu tentoi të më  rrëmbejë fëmijën te Shkëmbi i Kavajës (Video)

Denoncimi i babait: I riu tentoi të më rrëmbejë fëmijën te Shkëmbi i Kavajës (Video)

16:54 - 15/06/25
Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda disa javësh, nëse veprojmë me zgjuarsi

“Në mandatin e parë ndalova konfliktin Kosovë-Serbi”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje

16:30 - 15/06/25
Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe vrasës për pluralizimin

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe vrasës për pluralizimin

16:12 - 15/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com