GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Elbasani prodhon çudinë e radhës, tender kompanisë anonime me mashtrim bilancesh

17:05 - 22/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani prodhon çudinë e radhës, tender kompanisë anonime me mashtrim bilancesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djepi i kulturës dhe dijes, Elbasani tashmë po kthehet në vatrën e degradimit kulturor dhe total të shoqërisë, pasi apatia dhe klientelizmi i bashkisë së Elbasanit me pushtetin qendror, nëpërmjet Ujësjellësit ka finalizuar një tender që shkon kundër logjikës së tenderave dhe kundër konkurrencës.

Qyteti historik po përjeton ditët më të errëta në historinë e vet, nga pafuqia e cila e detyron të jetojë mes plumbave, drogës dhe anarkisë, na trazon me heshtjen e tij se si biznese me burime të panjohura mund të legjitimojnë të ardhurat nëpërmjet QKB-së duke ligjëruar kapitalet financiare. Frika është një aspekt, por mungesa e ligjit dhe ndëshkimit janë plehu që ushqejnë korrupsionin.

Kontrata me numër REF-30222-05-20-2022 me fond limit 15,9 milionë lekë ka shpallur fituese ofertën e kompanisë “AUTO KRASNIQI” shpk në pronësi të Sokol Krasniqit, një kompani anonime në fushën e prokurimeve publike e krijuar në 2020 dhe me xhiro vjetore maksimale 9 milionë lekë.

Jetëgjatësia e shkurtër e kompanisë nuk është problem themelor, por ai kthehet i tillë kur kushtet e dokumenteve standarde (DST) kërkojnë që kompania të ketë bilancet e tre viteve, 2019, 2020 dhe 2021. Bëhet problem kur kompania që akoma nuk ka deklaruar bilancin e 2021 nuk mund të flasë për xhiro vjetore, për bilance pozitive apo për lejet që ka për një sipërmarrje të tillë.

Të marrim e laps e letër nuk ia dalim të shkruajmë zullumet me prokurimin publik në bashkinë e Elbasanit. Lajmi në këtë rast është fakti se kompania është themeluar në vitin 2020, por ka të deklaruara bilancet për vitin 2019 dhe 2020. Për t’u siguruar se nuk kishte ndonjë gabim njerëzor verifikuam të dhënat në QKB të cilat konfirmuan të dhënat nga Open Data.

Garën për tenderin “AUTO KRASNIQI” shpk e ka fituar automatikisht duke u skualifikuar “Kadiu” Sh.a, i cili nuk ka bërë ankesë. Megjithatë ky nuk është rasti i parë kur kompani shpallet automatikisht fituese edhe pse konkurrenti ka më shumë eksperiencë dhe burime për të përballuar shërbime të tilla.

Vitin e kaluar kjo kompani ka fituar përsëri një kontratë publike pa garë me vlerë 5 milionë lekë për riparimin e automjeteve të Ujësjellësit Elbasan. Gara nuk ka pasur fitues dhe gjërat bëhen më tragji-komike kur sheh që tenderat e vetëm që ka fituar kjo kompani janë nga 1 milionë lekë ndërsa sot që flasim është sipërmarrësja e një kontrate, të cilën e ka fituar pa plotësuar kushtet.

Madje te tenderi i fundit që sollëm në vëmendje, kompanisë i kërkohet që shërbimin “Furnizim Vendosje Pjesë këmbimi për automjetet e shoqërisë” të tenderit ta ketë të afishuar në QKB, gjë e cila rezulton të jetë e pashkruar në QKB.

Duhet theksuar se ndryshimet e fundit në QKB kompania i ka bërë sot në 21 qershor, në datën që ka fituar edhe tenderin duke përforcuar dyshimet për piruetat për të manipuluar bilancet në QKB.

Etiketa: AUTO KRASNIQIdegradimi kulturorElbasanikryesore2pa bilancesokoll krasniqitender me skualifikim

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Të mbushura me shiringa/ Banesat e braktisura në Elbasan ‘pushtohen” nga përdoruesit e drogërave

Të mbushura me shiringa/ Banesat e braktisura në Elbasan ‘pushtohen” nga përdoruesit e drogërave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com