GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Elektroserveri”/ Marrëveshja Kosovë-Serbi nis të zbatohet menjëherë

14:19 - 22/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Elektroserveri”/ Marrëveshja Kosovë-Serbi nis të zbatohet menjëherë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e Rregullatorit për Energji të premten pritet t’ia japë lejen për operim në veri të vendit kompanisë së shtetit serb, “Drustvo Elektrosever D.O.O”, raporton Gazeta Express.
ZRRE do ta mbajë mbledhjen e radhës pasnesër në orën 13:00 dhe sipas njoftimit, njëra prej pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike kompanisë serbe.

Kosova u pajtua paraprakisht që t’i japë kompanisë së shtetit serb, “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq e nënshkruan të martën dokumentin e implementimit të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për energjinë, kur në krye të shtetit ishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in, përmes së cilës do t’i mundësohet t’i kryejë shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

“Drustvo Elektrosever D.O.O.” është përgatitur për këtë që nga dhjetori i vitit 2020. Atëherë, kjo kompani kishte aplikuar për leje në ZRRE.Kjo kompani është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë që në nëntor të vitit 2018. Pronare e saj rezulton të jetë shteti serb.

Sipas të dhënave në ARBK, kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike – “JP Elektroprivreda Srbije Beograd”, posedon 100% të aksioneve të “Drustvo Elektrosever D.O.O.”

Boban Novakoviq është i regjistruar si drejtor i kësaj kompanie, që si aktivitet primar e ka tregtinë e energjisë elektrike.Ashtu siç paralajmëroi para një jave zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, edhe marrëveshja parasheh se nuk do të ketë licencim të asnjë kompanie tjetër për operim në veri të vendit, përveç “Drustvo Elektrosever D.O.O.”.

Këtë, që Kurti në vitin 2018 tha se nuk do të duhej të ndodhte kurrsesi, e mirëpriti të martën./Express/

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Para
Festoi kur Putini fitoi zgjedhjet/ Kush është Giorgia Meloni, kandidatja për kryeministre në itali

Festoi kur Putini fitoi zgjedhjet/ Kush është Giorgia Meloni, kandidatja për kryeministre në itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë
Breaking Views

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

18:25 - 20/03/26

Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë. I këtij mendimi është ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin...

Lexo më shumë
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

17:43 - 20/03/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

17:35 - 20/03/26
Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false

17:18 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com