GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar”, Xhelal Zveçla: Mesazhin e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli

21:14 - 02/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegia e qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok, ministri i Brendshëm: Akt kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla thotë se epoka e nënshtrimit ka mbaruar me marrëveshjen e fundit në Bruksel.

Zveçla thotë se qeveria e Serbisë për 13 ditë nuk arriti dot ta zmbrapsë Kosovën teksa kjo e fundit bëri dhe një hap para duke tërhequr Njësitë Speciale në bashkëpunim me aleatët pas tërheqjes së barrikadave.

“Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

Përderisa Republika e Kosovës tregoi se ka institucione demokratike dhe profesionale, dhe se është e përkushtuar për rend dhe ligj, Serbia përgjatë 13 ditëve përdori të gjitha mjetet, përfshirë dhe veprimtarinë e vet kriminale përmes bllokimit të rrugëve, kërcënimeve për serbët lokal, shantazhit e sulmeve terroriste në institucionet publike.

Por, as kjo ndërmarrje kriminale e sponzorizuar nga qeveria e Serbisë nuk arriti të zmbrapsë Kosovën dhe njësitë tona speciale nga zbatimi i vendimit legjitim.”- shkruan Zveçle.

Ai garanton se mesazhin e kanë kuptuar tashmë dhe Brulseli me Beogradin dhe krimi e korrupsioni do të luftohet në çdo cep të Kosovës.

“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.”- shkruan Xhelal Zveçle.

Pas 13 ditësh bllokim e tension, Veriu i Kosovës i është rikthyer normalitetit. 2 tetori ka qenë dita dhe afati i tërheqjes së Njësive Speciale të Policisë dhe zhbllokimit të rrugëve për në Jarinje e Bërnjak sipas marrëveshjes së arritur nga Kosova e Serbia në Bruksel.

Pjesëtarë të KFOR-it janë parë pranë dy pikave kufitare. Në bazë të marrëveshjes Kosova dhe Serbia janë dakordësuar që të mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve kur të hyjnë në territoret respektive.

Etiketa: beogradKosoveXhelal Zvecle

Lajme të lidhura

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Para
KLSH gjen shkelje me tenderët në 6 bashki: Shkaktuan 12 mln lekë dëme

KLSH gjen shkelje me tenderët në 6 bashki: Shkaktuan 12 mln lekë dëme

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com