GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Isai blen naftë edhe për 2026-n, i dhuron 580 MLN lekë pa garë Behar Çukajt

13:49 - 18/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Erion Isai blen naftë edhe për 2026-n, i dhuron 580 MLN lekë pa garë Behar Çukajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga skemat më të përdorura këtë vit nga kryetarët e bashkive për të përvetësuar buxhetin, është tenderimi i furnizimit me naftë për tre vjet bashkë. Kjo e bën më të lehtë që paratë t’i shkojnë një oligarku, sepse kompanitë e vogla skualifikohen nga kriteri kapacitetit që trefishohet. Dhe të vegjlit nuk afrohen fare në këto tendera.

Në këtë radhë zyrtarësh hyn edhe kryetari i bashkisë Ersekë, Erion Isai. Ky ka vendosur të sigurojë naftë për makinat e institucionit duke faturuar edhe për 2 vitet e ardhshme. Edhe pse çmimet e karburanteve janë të luhatshme dhe ndryshojnë, Isai ka vendosur të porosisë gjithë naftën që i duhet deri në vitin 2027.

Së fundmi, Bashkia Kolonjë ka zhvilluar tenderin me objekt “Loti nr.1 Blerje karburant GAZOIL (10 ppm ULSD) diferencë për vitin 2024 , vitin 2025 dhe vitin 2026”. Siç e shohim bëhet fjalë vetëm për një lot dhe janë vendosur në dispozicion  580 milionë lekë.

Paraja të bën të zgjuar, sidomos kur janë të buxhetit të bashkisë. Si aktor humori, Erioni është mësuar që të përdor skenën dhe të zbavis njerëzit, duke vënë në lojë të këqijtë. Por në këtë rast, skena është zyra e bashkisë, ndërsa humori që paguhet me paratë e taksapaguesve të Kolonjës nuk ka lidhje me moralin që përmendëm më sipër.

Në dokument theksohet se vendimi për të prokuruar këtë fond është miratuar nga këshilli bashkiak dhe se paratë do të merren nga buxheti afatmesëm për vitin 2024-2026.

“Burimi i financimit: Vënë në dispozicion nga buxheti i bashkisë në mbështetje të vendimit të këshillit bashkiak nr.158, datë.20.12.2023, “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Kolonjë për vitin 2024”, vendimit të këshillit bashkiak nr.159,datë.20.12.2023“Për miratimin e projekt-buxhetit afatmesëm 2024-2026 të Bashkisë Kolonjë”,të konfirmuar nga prefekti i qarkut Korçë me shkresë nr.1091/1prot datë.08.01.2024”, theksohet në dokument.

 

I themi aktorit që tallet me taksapaguesit, se vendimi i këshillit bashkiak përcakton buxhetin afatmesëm, por nuk të udhëzon t’i prokurosh të gjitha paratë njëherësh.

Ndërkohë duhet të përmendim se Isai ka në plan të zhvillojë edhe lotin 2, ku do të blihet benzinë për tre vitet e ardhshme gjithashtu me vlerë jo të vogël, rreth 33 milionë lekë.

Tenderi pa garë

Ndërkohë ishte e pritshme që ky tender të mbyllur pa garë, aq më tepër kur shihet që vetëm firma “O L S I” SHPK e Behar Çukajt, kishte dorëzuar një ofertë për pjesëmarrje në këtë procedurë. Oferta e tij ishte sa 98.2% e fondit limit dhe nuk kishte asnjë konkurrent përballë. Këto janë dy arsye shumë të forta që ky prokurim të anulohej dhe të rishikoheshin kriteret.

Këtë rregull Isai nuk e ka zbatuar, por ka vazhduar sipas planeve që i ka thurur në prapaskenë. Pa e zgjatur shumë, kryetari firmosi kontratën me firmën O L S I SHPK për tre vjet.

Për këtë abuzim të qartë, Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që tregon riskun e korrupsionit.  Megjithatë është drejtësia që mund t’u heqë vizën e kuqe këtyre kryebashkiakëve që abuzojnë me detyrën.

Biznesmeni Çukaj përfiton tendera edhe përmes firmës B O L V – O I L SHA”. Disa herë është denoncuar në media për fondet e përfituara në tilla prokurime ku ka qenë i favorizuar. Sipas raportimeve, Çukaj po investon 90 milionë euro në kompleksin me vila luksoze në Farkë pa treguar burimin e financimit. Theksojmë se kapitali i deklaruar i kompanive të tij nuk i kalon 8 milionë euro. Bëhet fjalë për përfitimin e 50 mijë m2 tokë pronë shteti ku po ndërtohet kompleksi “Tulipan Residence”.

Ndërkaq, firma “Bolv Oil” ka një dosje penale në prokurorinë e Fierit, për vjedhjen e sasive të mëdha të naftës bruto nga depozitat e “Albpetrol” te zona Zharrëz në muajt mars-maj 2018. Gjithashtu, kompania është denoncuar nga ish-punonjësit e ARMO-s për përvetësimin e 3 mijë tonëve naftë që gjendej në depozitat e uzinës së Ballshit, që më pas u shit për skrap.

Në kontratën trevjeçare  të firmosur nga Isai për “OLSI”-n garantohet edhe fitimi, që është caktuar të jetë 24,0 lekë për litër. Madje për të mbrojtur “OLSI”-n nga zhvlerësimi i mundshëm i Euros është vendosur të fiksohet fondi edhe në euro sipas kursit të BSH. Fondi limit ose vlera e pritshme e kontratës që është 58,333,333.33 lekë (pa tvsh), jepet edhe në monedhën e BE-së: 561761,6 Euro (pa TVSH). Këto veprime garantojnë që, kompania e Behar Çukajt të pasurohet, ndërsa kolonjarët të mbeten të kënaqur se kryetar Erioni e siguroi karburantin për vete.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBehar CukajErion IsaiKolonjenaftetender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Tifozi i pafat/ Humb ndeshjen hapëse të Europianit pasi sulmuesi gjerman i theu dorën

Tifozi i pafat/ Humb ndeshjen hapëse të Europianit pasi sulmuesi gjerman i theu dorën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26

Trajneri John Rooney, vëllai i Wayne, e udhëheqi ekipin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez drejt arritjes më të...

Lexo më shumë
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com