GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha e qeras Besnik Lulajn me 1.5 milion eurot e palestrës së shkollës “Lef Sallata”

13:04 - 25/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ermal Dredha është i zënë me pazarin e tenderit për një palestër. Dhe ndërtimi i saj do të marrë 1.5 milionë euro.

Ermal Dredha është i zënë me pazarin e tenderit për një palestër. Dhe ndërtimi i saj do të marrë 1.5 milionë euro.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse në disa shkolla vazhdon mësimi me dy turne, nuk punojnë kaldajat në dimër, ka mungese laboratorësh dhe kushtesh të tjera, Ermal Dredha është i zënë me pazarin e tenderit për një palestër. Dhe ndërtimi i saj do të marrë 1.5 milionë euro.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjecare Lef Sallatat, për të cilën  Dredha ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Rikonstruksion dhe shtesë anësore me 3(tre) kate në shkollën 9-vjeçare Lef Sallata’. Sipas përshkrimit të projektit, një pjesë e parave do të merren direkt nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga buxheti i bashkisë.

Gara ka qëndruar e hapur për 18 ditë dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë. Kështu, për këtë tender kanë shfaqur interes 9 kompani.

Gjithsesi pjesëmarrja e firmave ka shërbyer vetëm për fasadë, pasi Dredha duket se e kishte përcaktuar fituesin pa e njoftuar tenderin. Menjëherë në fazën e parë komisioni i vlerësimit ka skualifikuar 6 ofertat më të lira sepse kishin mungesë të dokumentacionit si, katalog të prodhimeve, autorizim për prodhim. Me të njëjtën argument ka skualifikuar edhe 2 firma të tjera. Ligji ka krijuar hapësirë që për të tilla raste, kur firmat kanë mungesë dokumentacionesh duhen vënë në dijeni, me qëllim që gara të vazhdojë dhe të ketë konkurrencë.

Në fakt, siç kemi raportuar edhe herë të tjera, Dredha e eliminon konkurrencën dhe i hap rrugën kompanisë së favorizuar.

Në fund mbeti e vetme  kompania ‘VALONA KONSTRUKSION (ish “MARINA BAY LUXURY RESORT AND SPA”)’ me ofertën 1.3 milionë euro. Në këtë propozim nuk përfshihet TVSH, që pritet ta rrisë akoma më shumë vlerën e kontratës.

Pra, Dredha i fali Besnik Lulajt kontratën 1.5 milionë euro. Ky tender është shënuar nga Open Data Albania me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Për shkak të ndikimit të njerëzve nga bota e krimit, kryetari  nuk ka ngurruar t’i përziejë paratë e taksapaguesve me ato të trafikimit të lëndëve narkotike. Kujtojmë se Besnik Lulaj është ortak i Luftar Hysajt, i cili sipas mediave ndërkombëtare është i implikuar në një celulë të kartelit meksikan “Sinaloa”.

Lidhjet e këtyre “biznesmenëve” shkojnë deri lart.

Edi Rama e mohoi në vitin 2022 takimin që ka bërë në kryeministri, me pronarin e “Marina Bay” Besnik Lulaj dhe ortakun e tij në lojëra bixhozi e trafiqe, Luftar Hysa, pjesë e grupit mafioz meksikan të drogë, që po pastron para në turizmin bregdetar jugor të Shqipërisë si “Investitor Strategjik”.

Ai tha se anëtarin e kartelit Besnik Lulaj, trafikant e biznesmen me qendër në Vlorë, nuk e njeh, por ka dëgjuar që është qytetar e biznesmen model.

3 vite para takimit në zyrë me anëtarët e kartelit “Sinaloa”, u dha leje për ndërtimin e resortit “Marina Bay” në Vlorë mbi tokë shtetërore të tjetërsuar, ndërsa 2 muaj pas takimit në kryeministri me 3 tetor 2020, u dha lejen për kazino në këtë resort.

Edhe pronari i “Marina Bay”-Vlorë, Besnik Lulaj e një familjar i tij me emrin Besmir Lulaj, që u prezantua në një emision televiziv si jurist i resortit, tha se nuk kanë asnjë lidhje dhe ortakëri në kazino e biznese, me anëtarin e kartelit El Chapo, Luftar Hysa.

Ndërkohë më 26 gusht 2022, ata kanë marrë leje për kazino tjetër “Balkan Interaktive Group” te hoteli “Radisson Collection Morina” në Farkë-Tiranë, në pronësi të bashkë-trafikantit Lul Morina, të cilin e inauguroi Edi Rama.

Dhe tani që e dimë se kush po i merr paratë e tenderit, e kuptojmë se kryebashkiaku ka marrë urdhër ta manipulojë këtë tender, por përgjegjësia mbetet e firmosur në dokumente.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimbesnik lulajkarteli drogeskazionolejered flagshkolletenderVlore

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Nuk pastrohet Tirana me propagandë, kryeqyteti përmbytet nga plehrat

Nuk pastrohet Tirana me propagandë, kryeqyteti përmbytet nga plehrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com