Kryeministri Edi Rama ka gjetur ditën kombëtare të Alfabetit të takojë homologun maqedonas Mickosski për të bërë marrëveshjen e bashkimit të doganave. Dhe pozon pikërisht me armikun më të egër të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Rama ka mbërritur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku pritet të takohet me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.
Në fokus të takimit do të jetë promovimi i sistemit të integruar të kontrollit kufitar me një ndalesë “One Stop Shop”.
Nderkohe studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar rikthimin në protesta paqësore pasi kryeministri Hristijan Mickoski refuzoi kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të zhvillohet tërësisht (100%) në gjuhën shqipe.
Propozimi i Mickoskit
Kryeministri ka ofruar një zgjidhje të ndarë ku vetëm pjesa teorike (me shkrim) e provimit mund të jepet në gjuhën shqipe (apo gjuhë të tjera si turqisht dhe anglisht). Ndërsa pjesa praktike (me gojë dhe simulimet e proceseve gjyqësore) duhet të zhvillohet detyrimisht në gjuhën maqedonase.
Qëndrimi i studentëve: Përfaqësuesit e studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë e kanë refuzuar këtë propozim. Ata argumentojnë se Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ua garantojnë të drejtën që provimi të jetë plotësisht në gjuhën shqipe.
Zvarritja dhe Komisioni i Venecias
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka dërguar çështjen për opinion në Komisionin e Venecias. Studentët shqiptarë dhe organizatorët e protestës e kundërshtojnë ashpër këtë hap, duke e cilësuar si një taktikë për zvarritje të qëllimshme të zgjidhjes.
Kronologjia e reagimit studentor
Prill dhe Maj: Qindra studentë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore marshuan në Shkup përpara Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar të drejtat e tyre gjuhësore.
Peticioni: Rreth 400 studentë nënshkruan një peticion zyrtar drejtuar institucioneve.
Ultimatumi: Organizatorët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete që pranon shqipen në të gjitha fazat e provimit, ata do të nisin menjëherë valën e re të protestave në rrugë.
gijotina.com/









Discussion about this post