GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Është fotomontazh”, Rama mohon sulmin e hakerave që nxori të dhënat e policisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është fotomontazh”, Rama mohon sulmin e hakerave që nxori të dhënat e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj, i cili tha se problemi i vërtetë është sulmi kibernetik që po i ndodh Shqipërisë. Rama ndërkohë e mohoi këtë ngjarje, duke thënë se lista e publikuar sot nga sistemi “Memex”, është e fotomontuar. Kryeministri hodhi akuza ndaj mediave dhe opozitës, kur tha se çdo veprim dashakeqe nga një grup i caktuar, gjen terren pikërisht këtu, edhe pse janë të montuara.

“Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX”, tha kreu i qeverisë në Kuvend.

“Sulmi kibernetik nuk e ka realizuar qëllimin, sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë, e dyta, asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensitivitet sepse kemi ende proces në dixhitalizimin e arkivave, pra nuk kemi gjëra me sensitivitet të veçantë. E treta, nuk e ka arritur qëllimin sepse ne kemi një nivel të caktuar mbrojtjeje. Kjo që ka ndodhur thjeshtë do të përshpejtojë sistemin e mbrojtjes. Ne kemi një infrastrukturë kritike, OST, OSHE, KESH, dhe aty sulmi nuk ka pasur asnjë sukses, sepse aty mbrojtja është ngritur prej kohësh, sepse aty është një zonë me problem nëse ka një sulm kibernetik të këtij niveli. E fundit që kam, mos bëhemi qesharak dhe për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu, sot në RMV ka një sulm kibernetik, janë të përditshme, jemi marrë me sulme të vazhdueshme e s’kemi pasur asnjë problem, ky është një sulm shumë i madh por nuk e ka realizuar qëllimin, kështuqë mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Ajo historia si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, nuk ka më terren pjellor për veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX…”, tha Rama.

Etiketa: Edi Ramakryeministerkuvend

Lajme të lidhura

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Aktualitet

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26
‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26
Para

Berisha për punësimet në administratë: Korrupsioni është i shpërndarë kudo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com