GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Është përzier me ujërat e zeza”, banorët e lagjes “Jani Vruho” në Berat pa ujë të pijshëm

16:14 - 12/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është përzier me ujërat e zeza”, banorët e lagjes “Jani Vruho” në Berat pa ujë të pijshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e pallatit 241 në lagjen “Jani Vruho” në Berat ankohen për çarjen e tubacioneve të ujërave të zeza, që janë përzierë me tubacionin e ujit të pijshëm. Çarja e tubacioneve nëntokësore ka bërë që në çezmat e tyre të rrjedhë ujë me fekale dhe erë të keqe, që kundërmon gjithë shtëpinë.

Edhe pse prej më shumë se 20-vitesh ata kanë ngritur zërin për zgjidhjen e këtij problemi dhe sistemimin tubacioneve nëntokësore të ujërave të zeza dhe atyre të larta, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë dhe ata po përballen çdo ditë me problemin ndotjes me fekale të ujit të pijshëm si dhe përmbytjet nga reshjet.

Reshjet e pandërprera të ditës së djeshme, e kanë bërë të pamundur daljen e 80 banorëve nga pallati ditën e sotme, ndërkohë që fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë dot në shkollë. Ata kanë dalë të gjithë jashtë pallatit, mes baltës e llucës dhe këmbëzbathur për të zhbllokuar vetë pusetat si dhe kanë hequr ujin e baltën me duar e mjete rrethanore.

Banorët pohojnë se janë lënë në harresë totale nga qeveritarët dhe se prej vitesh uji i pijshëm bashkohet me ujërat e zeza, tubacionet e të cilave janë çarë prej vitesh. Sipas banorëve kjo gjendje është përkeqësuar më shumë gjatë këtij viti për shkak të disa punimeve që një firmë private kreu në këtë zonë, pa u dhënë as më të voglin shpjegim. Ata gjithashtu shprehen se po e blejnë çdo ditë ujin e pijshëm, ndërkohë që e kanë të pamundur të blejnë ujë për nevoja komunale.

Etiketa: banoretBeratuji pijshem

Lajme të lidhura

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë
Breaking Views

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26
Para
De Biasi: Portugalia e fortë edhe pa Ronaldon, por nuk dorëzohemi

De Biasi-Sarrit: Mëso nga gjyshi, fat që ke Strakoshën dhe Hysajn te Lazio

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com