GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Falimenton kompania e lëshimit të satelitëve

13:37 - 04/04/23
në Botë, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Falimenton kompania e lëshimit të satelitëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Virgin Orbit, kompania e lëshimit të satelitëve e themeluar nga Richard Branson, ka aplikuar për falimentim sipas ligjeve amerikane dhe do të shesë biznesin, tha firma në një deklaratë të martën.

Kompania me bazë në Kaliforni tha javën e kaluar se po pushonte nga puna 85 për qind të punonjësve të saj – rreth 675 njerëz – për të reduktuar shpenzimet për shkak të paaftësisë së saj për të siguruar fonde të mjaftueshme.

Virgin Orbit pësoi një pengesë të madhe në fillim të këtij viti kur një përpjekje për të lëshuar raketën e parë në hapësirë nga toka britanike përfundoi me dështim.

Kompania kishte organizuar misionin me Agjencinë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Cornëall Spaceport për të lëshuar nëntë satelitë në hapësirë.

Muajin e kaluar, Virgin Orbit pezulloi operacionet për disa ditë ndërsa zhvillonte negociata për financimin dhe eksploronte mundësitë strategjike.

Lexo edhe: Anglia dështon me dërgimin e satelitëve komercial në hapësirë por në një takim të përbashkët të enjten, CEO Dan Hart u tha punonjësve se operacionet do të pushonin “për të ardhmen e parashikueshme”, raportuan mediat amerikane në atë kohë.

“Ndërsa kemi bërë përpjekje të mëdha për të adresuar pozicionin tonë financiar dhe për të siguruar financime shtesë, në fund të fundit duhet të bëjmë atë që është më e mira për biznesin”, tha Hart në deklaratën e kompanisë të martën.

“Ne besojmë se teknologjia e fundit e lëshimit që ky ekip ka krijuar do të ketë një tërheqje të gjerë për blerësit ndërsa ne vazhdojmë në procesin e shitjes së Kompanisë”.

E themeluar nga Branson në vitin 2017, firma zhvilloi “një metodë të re dhe inovative për lëshimin e satelitëve në orbitë”, ndërsa “lançoi me sukses 33 satelitë në orbitë”, shtoi Hart./ AFP

Etiketa: falimentKompania e leshimit te sateliteveVirgin Orbit

Lajme të lidhura

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Para
Thaçi: Më vjen keq që s’mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi

Thaçi: Më vjen keq që s’mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26

Kryeministri i Senegalit, Ousmane Sonko, ka paraqitur një projektligj që mund të dyfishojë dënimin maksimal për marrëdhëniet mes personave të...

Lexo më shumë
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com