GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familjarët e Veliajt ankimuan kontrollet e SPAK, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

16:48 - 19/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Fundosja e Veliaj’! Zbardhen detaje për ‘5D’, gjithçka me firmen e Veliajt/ VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilirjana Olldashi është gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimet e bëra nga familjaret e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa e Arbër Veliaj, kundër kontrolleve nga SPAK.

Pas kontrolleve në shtëpinë e të vëllait dhe sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes, me anë të avokatëve të tij, Veliaj depozitoi një kërkesë në gjykatë, ku përmes saj kundërshtohen veprimet e SPAK-ut.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, sipas SPAK, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, vlerëson prokuroria, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë.

“Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme”, thotë SPAK.

Lexo edhe:

Hetimet ndaj Veliajt/ Zbardhen vilat e vëllait të kryebashkiakut, SPAK: Si funksionon skema e korrupsionit

Etiketa: Erion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com