GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fati ndihmoi më të dobtin, Vllaznia eliminohet nga Champions

20:09 - 09/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fati ndihmoi më të dobtin, Vllaznia eliminohet nga Champions
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fati nuk ndihmon gjithmonë më të mirin, dhe kjo shprehje ishte mëse e vërtetë, në rastin e Vllaznisë, e cila u mposht nga islandezet e valur me shifrat 2-1, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të fazës kualifikuese të Women’s Champions League.

Kuqeblutë, vinin në këtë duel, të zhvilluar në “Loro Boriçi”, me objektivin e qartë, për të kaluar në raundin play-off të kompeticionit elitar europian për femra.

Të parët që kaluan në avantazh ishin islandezet në minutën e 23-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë, Vllaznia i shkoi më pranë golit, duke sulmuar pa pushim portën e skuadrës kundërshtare, por fati nuk ishte me vendaset, të cilat në disa raste u ndalen edhe nga traversa.

Në momentin më të mirë të kampioneve të Shqipërisë, ekzaktësisht në minutën e 81’, Valur dyfishoi shifrat, në goditjen e tretë drejt portës.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Vllaznia la gjurmën e saj. Në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, Megi Doçi realizoi një supergol nga jashtë zone. Por ky gol nuk mjaftoi që Vllaznia e femrave të përsëriste historinë dhe kështu eliminohet.

Duhet thënë se dhe arbitrimi la për të dëshiruar, me gjyqtaren austriake, që e kishte mendjen të ndëshkonte vetëm faullet e Vllaznisë, duke toleruar pothuajse 100%, skuadrën e Valur. Ndoshta UEFA duhet t’i përgatisë më mirë gjyqtaret (nuk duam të dukemi seksistë por edhe këto gafa nuk e ndihmojnë organizmin më të lartë të futbollit europian).

Fokusi i shkodraneve do të jetë tashmë te mbrojtja e titullit kampion në futbollin e femrave, në Shqipëri.

Etiketa: valurVllazniaWomen's Champions League

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Anglia ndalet në barazim nga Ukraina, Walker heroi për ishullorët

Anglia ndalet në barazim nga Ukraina, Walker heroi për ishullorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com