GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Në 250-vjetorin e SHBA, Nancy Vanhorn kujton dy punonjësit shqiptarë të Ambasadës që u vranë nga regjimi komunist

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Në 250-vjetorin e SHBA, Nancy Vanhorn kujton dy punonjësit shqiptarë të Ambasadës që u vranë nga regjimi komunist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mbajti një fjalim gjatë pritjes zyrtare me rastin e festimeve të 4 Korrikut, ku u shënua edhe 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së.

Ajo kujtoi 4 Korrikun 1776 si ditën kur themeluesit e SHBA-së shpallën parimet e barazisë, lirisë dhe të drejtës për ndjekjen e lumturisë, duke theksuar se këto vlera mbeten themeli i identitetit amerikan edhe sot.

Duke iu referuar deklarimeve të Presidentit amerikan Donald Trump, VanHorn theksoi se këto parime kanë shërbyer për gati 250 vite si një pengesë ndaj tiranisë dhe shtypjes dhe si një burim frymëzimi për popujt në mbarë botën.

Në fjalimin e saj, ajo vlerësoi edhe rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik, duke e cilësuar si një histori suksesi të ndërtuar mbi sakrificë dhe guxim.

Ajo theksoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së është sot më i fortë se kurrë, duke përfshirë bashkëpunimin në fushën ushtarake, ekonomike dhe në mbështetjen e vlerave të përbashkëta demokratike.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur një botë ku mbretëron liria”, u shpreh ajo, duke theksuar parimin e “paqes përmes forcës” dhe partneriteteve të ndërtuara mbi respektin e ndërsjellë.

Në fund të fjalimit, VanHorn ngriti një dolli simbolike për 250-vjetorin e SHBA-së dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Fjalimi i plotë:

Zëvendës Kryeministre Koçiu, faleminderit për fjalimin! Faleminderit sponsorëve tanë bujarë dhe stafit të përkushtuar që mbështeti këtë festim. Si dhe ju faleminderit juve, Kryetar i Kuvendit Peleshi, të nderuar ministra, ambasadorë, të ftuar të nderuar dhe të dashur miq që na jeni bashkuar.

Është nderi im i madh të festoj me ju këtë gur kilometrik historik – përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe ndjekjen e lumturisë.

Siç ka thënë Presidenti Trump: “Edhe sot e kësaj dite, këto fjalë i japin jetë Republikës sonë, trazojnë zemrat e çdo qytetari dhe frymëzojnë mënyrën tonë të jetesës… Për gati dy shekuj e gjysmë, nuk ka pasur pengesë më të madhe ndaj tiranisë dhe shtypjes se sa këto fjalë të fuqishme”.

Dhe kjo nuk është e vërtetë vetëm për amerikanët. Për 250 vjet, Amerika ka qenë një fener shprese për njerëzit në mbarë botën që dëshirojnë të marrin frymë të lirë.

Shqiptarët e njohin mirë atë dëshirë. Udhëtimi i kombit tuaj nga shtypja dhe izolimi drejt demokracisë dhe aleancës Perëndimore është një nga historitë e mëdha të suksesit të kohës sonë.

Ju po ndërtoni një shoqëri dhe institucione që nxisin parimet e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë dhe e keni bërë këtë përmes guximit dhe sakrificës vetjake.

Më ndërmendet ky guxim dhe sakrificë çdo ditë rrugës për në punë, ndërsa kaloj pranë përmendores së dy shqiptarëve të guximshëm që punuan në Ambasadën e Sh.B.A.-së, Loni Adami dhe Kol Kuqali. Kohët e fundit, u takova me pasardhësit e këtyre burrave të guximshëm, të cilët humbën jetën nga duart e një regjimi brutal për shkak se refuzuan të dëshmonin rrejshëm kundër Shteteve të Bashkuara.

Familjet e Z. Adami dhe Z. Kuqali u persekutuan për dhjetëvjeçarë pas vdekjes së tyre. Megjithatë, besimi i tyre se një ditë Shqipëria do të përjetonte lirinë që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara ishte i palëkundur.

Besimi i tyre në lirinë dhe në lidhjen e pathyeshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet një frymëzim për ne të gjithë.

Ndërsa festojmë 250 vjet lirie, festojmë historitë e njerëzve si ata, të cilët kanë punuar pa u lodhur për ta thelluar atë lidhje – për të forcuar partneritetin tonë ushtarak, për të ndërtuar lidhje tregtare që rrisin begatinë e të dy vendeve tona dhe për të qëndruar bashkë në mbështetje të vlerave të përbashkëta.

Ne po nderojmë njerëz si të gjithë ju. Punonjës të shërbimeve të urgjencës, drejtues të komunitetit, ushtarakë, arsimtarë, gazetarë, sipërmarrës. Të gjithë personat e shumtë që nevojiten për të ndërtuar dhe mbrojtur një komunitet të rrënjosur në vlera të përbashkëta të shërbimit, integritetit, drejtësisë dhe inovacionit, dhe, natyrisht, lirive të mishëruara në Amendamentin tonë të Parë: Liria e fjalës, liria e tubimit, liria e peticionit, liria e shtypit dhe liria e fesë.

Lidhja jonë është sot më e fortë se kurrë më parë, falë të gjithëve juve. Faleminderit për partneritetin tuaj, mikpritjen tuaj legjendare shqiptare dhe angazhimin tuaj ndaj vlerave që ndajmë!

Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur një botë ku mbretëron liria, të udhëhequr nga parimet e paqes nëpërmjet forcës dhe partneriteteve të ndërtuara mbi respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta që ka parashtruar Presidenti Trump.

Gëzuar 250 vjet liri – edhe shumë të tjera që do të pasojnë. Gëzuar ditëlindjen e 250-të, Amerikë! Gëzuar Katër Korrikun!

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1pavaresia e SHBA

Lajme të lidhura

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës
Aktualitet

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës

21:27 - 17/06/26
Zhgënjen Portugalia e Ronaldos, ndalet nga ekipi që shënon për herë të parë në Botëror
Sport

Zhgënjen Portugalia e Ronaldos, ndalet nga ekipi që shënon për herë të parë në Botëror

21:09 - 17/06/26
Supersfida e mbrëmjes/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Anglia dhe Kroacia
Sport

Supersfida e mbrëmjes/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Anglia dhe Kroacia

20:51 - 17/06/26
Para
Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës
Aktualitet

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës

21:27 - 17/06/26

Pas dy ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili ishte mbytur në ujërat...

Lexo më shumë
Në 250-vjetorin e SHBA, Nancy Vanhorn kujton dy punonjësit shqiptarë të Ambasadës që u vranë nga regjimi komunist

Në 250-vjetorin e SHBA, Nancy Vanhorn kujton dy punonjësit shqiptarë të Ambasadës që u vranë nga regjimi komunist

21:22 - 17/06/26
Zhgënjen Portugalia e Ronaldos, ndalet nga ekipi që shënon për herë të parë në Botëror

Zhgënjen Portugalia e Ronaldos, ndalet nga ekipi që shënon për herë të parë në Botëror

21:09 - 17/06/26
Supersfida e mbrëmjes/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Anglia dhe Kroacia

Supersfida e mbrëmjes/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Anglia dhe Kroacia

20:51 - 17/06/26
Protesta/ Mikrofoni u jepet pensionistëve! Rikthehen ‘flamingot’ në paradë, bashkohen edhe dhitë

Protesta/ Mikrofoni u jepet pensionistëve! Rikthehen ‘flamingot’ në paradë, bashkohen edhe dhitë

20:44 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetkralbetjojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet