GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FIGC “në hall”, trajneri i ri kushton 3,2 milionë euro

17:26 - 14/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FIGC “në hall”, trajneri i ri kushton 3,2 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia është në kërkim të trajnerit për kombëtaren, ka dy kandidatë shumë seriozë, por për momentin nuk mund të bëjë zgjedhjen e saj. Dorëheqja e Roberto Mançinit dhe koha e shkurtër në dispozicion ka bërë që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të vihet në lëvizje, por për t’i dhënë zgjidhje situatës duhen ekspertë ligjorë.

“La Gazzetta Dello Sport” ka shpjeguar se zgjedhja e parë për Federatën mbetet Luçiano Spaleti, i cili nga ana e tij është gati që të pranojë të ulet në pankinën e të kaltërve. Por në këtë mes ka një pengesë dhe ajo është klauzola e famshme e vendosur në kontratën me Napolin.

Kur Spaleti refuzoi rinovimin automatik të kontratës së tij këtë verë, Napoli i dha të drejtë të mos vazhdonte në pankinën e kësaj skuadre, por në këtë rast, u aktivizua një nga qindra klauzolat e famshme që vendos De Laurentis në marrëveshjet e tij me trajnerë e lojtarë.

Sipas saj, Spaleti nuk mund të nënshkruajë askund tjetër “për të ndihmuar konkurrencën” gjatë sezonit 2023-2024. Nëse e bën një gjë të tillë, do të duhet të paguajë 3,2 milionë euro në arkat e Napolit. Një shifër të cilën Federata Italiane dhe trajneri nuk kanë ndër mend ta paguajnë.

Në këtë situatë, janë ekspertët ligjorë ata që po studiojnë interpretimet e mundshme të klauzolës, duke e cilësuar kombëtaren jo një konkurrente të Napolit, në mënyrë që të anashkalojnë pagesën. Por derisa të ekzistojë siguria e potë që klauzola bie poshtë, Spaleti nuk firmos.

Një situatë që ka lënë në pritje edhe Antonio Konten, zgjedhjen e dytë për pankinën e Italisë. Federata i ka bërë të qartë se nëse nuk ka akord për Spaletin, atëherë ai është i mirëpritur të kthehet në një post që e ka mbajtur edhe më parë.

Por për momentin, edhe ai është “peng” i kësaj klauzole në kontratën e dikujt tjetër, që do të vendosë njëkohësisht si të ardhmen e Spaletit, ashtu edhe të tijën.

Etiketa: figctrajneri i ri

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Mbërrin në Vlorë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Mbërrin në Vlorë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com