GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fillojnë të dallohen diferencat në kultura, CR7 rrezikon prangat

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillojnë të dallohen diferencat në kultura, CR7 rrezikon prangat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aventura e Cristiano Ronaldos, në një shtet si Arabia Saudite nuk po ecën ashtu siç ai e kishte parashikuar.

Al Nassr, pavarësisht se ka marrë kampionin portugez, është në vendin e dytë në kampionat pas Al Ittihad të Xheda.

Ronaldo deri tani ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje, por ekziston përshtypja që ambientimi i tij në botën arabe nuk po shkon siç duhet, kjo prej faktit se pavarësisht se mbretëria efuqishme e Lindjes së Mesme kërkon të afrohet me Perëndimin prap, diferencat në mentalitete janë të dukshme (dhe nuk duam të ofendojmë njeri).

Pas disfatës me Al Hilal në fakt tifozët e skuadrës kundërshtarë filluan të këndonin në kor emrin e Lionel Messit para tij pikërisht për të irrituar Ronaldon.

Portugezi, i nervozuar, edhe përgjatë 90 minutave të lojës, ju përgjigj duke prekur atributet (po, e lexuat mirë), një gjest që ka shkaktuar irritim në Arabinë Saudite. Tani Ronaldo rrezikon shumë.

Nouf bin Ahmed, avokat, docent, dhe këshilltar i Komisionit të Kombeve të Bashkuara në të drejtën tregtare ndërkombëtare, ka bërë të ditur se do ti prezantojë një peticion Ministrisë Publike të Arabisë Saudite për arrestimin dhe përjashtimin e Cristiano Ronaldos.

“Nuk e ndjek sportin. Publiku i Al Hilal provokoi Cristianon që nuk dinte si të përgjigjej. Sjellja e Cristianos përbën një vepër penale.

Një akt publik i paturpshëm, që është një nga krimet e dënueshme me arrestim dhe deportim jashtë vendit, nëse kryet nga një i huaj. Do ti prezantojmë një peticion Ministrisë Publike për këtë qëllim”, u shpreh bin Ahmed.

Një gjest i tillë, dënohet moralisht në botën perëndimore (mjafton të kujtosh që Zaniolo e bëri kundër tifozëve të Lazio-s e nuk rrezikoi aspak burgun) por në vende “tepër konservatore” si Arabia Saudite përbën vepër të dënueshme me ligj.

Etiketa: Arabia SauditeCR7Sport

Lajme të lidhura

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit
Sport

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit

12:11 - 29/11/26
Federata e Futbollit uron shqiptarët për 114-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Duka: Qofshim të bashkuar
Aktualitet

Federata e Futbollit uron shqiptarët për 114-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Duka: Qofshim të bashkuar

11:46 - 28/11/26
Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund
Sport

Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

15:44 - 27/11/26
Para
Skandal! “Plas keçi” në Derbin e Kryeqytetit

“Në basketboll, akte racizmi”/ Besëlidhja reagon për sherrin në derbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse
Aktualitet

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

18:16 - 29/11/26

Policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve edhe në zonën pranë Katedrales Ortodokse, ku janë hedhur sasi të mëdha...

Lexo më shumë
“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

18:04 - 29/11/26
EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

17:51 - 29/11/26
Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

17:15 - 29/11/26
Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com