GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Flamur Noka: Elbasani do çlirohet nga tirania, votoni Luçiano Boçin

18:51 - 12/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamur Noka: Elbasani do çlirohet nga tirania, votoni Luçiano Boçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se në 14 maj Elbasani do të çlirohet nga tirania e “Rilindjes”.

Komentet Noka i bëri gjatë takimit përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, ku i pranishëm është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Noka tha se gjatë këtyre viteve, Elbasani është trajtuar si plaçkë, për t’u ndarë mes hajdutëve të “Rilindjes”.

Ai ftoi qytetarët që në 14 maj të bashkohen dhe të votojnë masivisht kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçin.

“Jemi mbledhur sot këtu, në këtë tubim madhështor dhe jemi të sigurt në fitoren e ditës së diel. Ka qenë privilegj për mua të isha me ju në këtë fushatë. Kam takuar çdo ditë njerëz në të gjithë qytetin dhe fshatrat e kësaj bashkie. Shpresa për ndryshim dhe fitore sot po gëlon në rrugët e Elbasanit dhe të bashkive të tjera. Elbasani do të çlirohet nga tirania e rilindjes. Do i kthehet qytetarëve. Elbasanit do t’i kthehet normaliteti.

Ju keni jetuar në lëkurën tuaj një prej eksperimenteve më të shëmtuara të rilindjes. Këtu në Elbasan qyteti dhe bashkia janë trajtuar si plaçkë për t’u ndarë mes hajdutëve të rilindjes. Rilindja ka ndjekur në këtë qytet vetëm paranë. Nuk është çudi që slogani i tyre është “për para”. Vëllezër dhe motra, formula uno thotë Rama do të bëjmë ne Elbasan. Po ku? Sepse Elbasani i ka rrugët e pashtruara, ka infrastrukturën të rrënuar.

Formula uno në qytetin e papunësisë më të madhe në Shqipëri. Ai mendon sot se ka shumë në dorë dhe mund t’i trajtojë njerëzit si qenie pa ndërgjegje. Përgjigjia po i vjen, do ta marrë të dielën kur Elbasani do të votojë Luçiano Boçin. Jeni dëshmitarë se i vetmi ndryshim që ka mundur të bëjë Rama në Elbasan, ka qenë ndryshimi i taksidarëve. Durimi i qytetarëve ka qenë shumë i madh. Qytetaria është ngitur e gjitha në këmbë dhe kërkon ndryshimin.

Askush nuk e pranon më, “Rilindja” shihet me përbuzje dhe ashtu refuzohen. Qytetarët do të sjellin në krye modelin e dashurisë për qytetin, qytetarin, profesorin e nderuar, Luçiano Boçin. Ndryshimi për Elbasanin ka vetëm një emër, Luçiano Boçi”, u shpreh Noka.

Etiketa: BociKryesore1Noka

Lajme të lidhura

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku
Aktualitet

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter
Aktualitet

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK
Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26
Para
Boçi: Jo ego personale, beteja jonë ndan të ardhmen nga e shkuara

Boçi: Elbasani u shkatërrua, të bashkuar do të bëjmë ndryshimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku
Aktualitet

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvendit, e cila është mbledhur këtë...

Lexo më shumë
Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra)

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra)

10:46 - 23/02/26
Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com