GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FOTO/ 5 kryebashkiakët e PS që falimentuan Ujësjellësin e Durrësit

10:08 - 02/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ 5 kryebashkiakët e PS që falimentuan Ujësjellësin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit. Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit të kaluar kur detyrimet totale arritën në 16 miliardë lekë më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negative prej 2.8 miliardë lekësh, duke treguar një gjendje tepër të rënduar financiare.

Raporti i Audituesve tregon si situata është më rëndë se sa të dhënat në bilanc për shkak se kompania nuk ka mbajtur provigjione. Bashkia e Durrësit ishte aksionari kryesor dhe tashmë, përgjegjësia për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit do ti kalojë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku aksionere të saj janë Bashkia e Durrësit, Krujës, Kurbinit e Shijakut dhe Vorës.

Të gjitha detyrimet e ujësjellësit të Durrësit do ti kalojnë SHRUKD-së, por ndërkohë ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit ka rëndësi sistemime me efekte negative në ndërmarrjet e tjetra të shtetërore. Ministria e Financave raportoi më herët se UKD i detyrohet OSSHE me 4,3 miliardë (40 mln euro) fatura të papaguara deri në maj 2023. Të dhënat nga bilanci tregojnë se detyrimet në formën e huamarrjes janë mbi 308 milionë lekë, ndërsa detyrimet të tjera të kompanisë janë rreth 7.9 miliardë lekë.

 

“Në vijim pasi u shqyrtua bilanci i vitit 2022 u arrit në përfundimin se UKD nuk disponon më asete”, thuhet ne raportin për likuidimin e shoqërisë të publikuar në QKB. Opinioni i audituesve për bilancin e vitit 2022 lëshoi kritika në drejtim të administrimit të UKD-së. Adituesit vunë në dukje se nuk rakordojnë të dhënat e programit të kontabilitetit për gjendjen e klientëve në fund të vitit dhe gjendjen e klientëve që rezulton nga sistemi i faturimit. Gjithashtu shoqëria nuk ka parashikuar zhvlerësime me vitin 2022 e për rrjedhojë ka pasaktësi në bilanc. Audituesit vërejtën se gjendja e detyrimeve të mbajtura nga Ujësjellësi i Durrësit nuk përkonin më të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Ujësjellësi i Durrësit është nga ndërmarrjet me të financuara nga donatorët për shkak të rëndësisë që ka ndër të tjera për zhvillimin e turizmit. Në vitin 2013 Banka Botërore e miratoi një kredi prej 85.3 milionë dollarë amerikanë Shqipërisë, për investime në Ujësjellës kanalizimin e Durrësit. Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri, kishte për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më të madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

Ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar u firmos marrëveshja 60 mln euro për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim do arrijë të mundësojë transformimin e qytetit.

Etiketa: Kryesore1Ndërmarrja e Ujësjellësit të Durrësitshpall falimentin

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Hetimet e SPAK: Afro 4 mln euro u ofruan për të kryer 16 vrasje

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Dumani”, çfarë pritet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com