Luçiano alias Albano Deraj, është personi të cilit iu zbulua baza e armatimit në Babicë të Vlorës. Në një deklaratë për mediat, policia dha detaje në lidhje me operacionin “Knock Out 6”, u ku u sekuestrua një sasi e madhe armësh e municionesh.
Sipas drejtorit të policisë vendore Vlorë, Ermal Muça armet dhe municionet do të përdoreshin ose janë përdorur për ngjarje të ndryshme kriminale.
Njoftimi i policisë/ Vlorë
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, së bashku me, në konferencë për shtyp, në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë me mbështetjen e Forcave Speciale ‘Renea’, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre dhe vënien përpara drejtësisë.
Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, për subjektin Luçiano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic të madhe Vlorë, nën hetim nga ana jone për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohe me pare ne Vlore, i cili posedonte një arsenal armësh, municionesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe personave të tretë anëtarë të një grupi kriminal ne qytetin e Vlorës të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.
Ne kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua në orët e para te mëngjesit ne rrethinat e Vlorës dhe qytet u be e mundur kapja dhe arrestimi shtetasit te mësipërm dhe sekuestrimi një sasie te madhe armatimi e përshkruar si me poshtë:
1. Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmëmbytës)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajperë.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ‘ dhe dy krehra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese për mirëmbajtjen e armeve snajperë.
7. Mine e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Katër silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE, me gjatësi 41-cm me shikueshmëri natën
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Aksesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Një sasi e madhe fishekësh të kalibrit 7.65-mm dhe 45 krehra automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18. Një sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijëra fishekë luftarake kalibrave te ndryshëm, ndezës granatash dore.
20. Disa aparate telefonik celular qe do i nënshtrohen ekspertizës
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
23. njësi qendrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Një numër i madh targash automjetesh dhe çelësash te ndryshëm automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokës se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.
Theksoj se Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar ‘Knock Out 4 dhe 5’ që u finalizua gjatë muajit Shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, , të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.
Discussion about this post