GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fredi Beleri flet nga burgu: Nëse drejtësia do ishte e pavarur…

22:13 - 14/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni Europian thyen heshtjen për burgosjen Belerit: Po e ndjekim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas seancës së GJKKO që çoi për gjykim çështjen ndaj tij duke e lënë në burg.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Beleri tha se nga drejtësia pret që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën.

Sipas tij, kryeministri Rama me qëndrimin publik të mbajtur ndaj tij ka ndikuar tek drejtësia. Ai ka theksuar se nëse drejtësia e do të ishte e pavarur, nuk do të kishte nevojë Rama që të dilte çdo tre ditë që ta thoshte këtë gjë.

Pjesë nga intervista:

Erla Mëhilli: Zoti Beleri, sot ishte seanca e parë e GjKKO-së ndaj jush, çfarë prisni ju tani nga drejtësia?

Fredi Beleri: Nga drejtësia pres që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, jo për të lehtësuar pozitën time por të vendosin në vend nderin e drejtësisë së reformuar. Është për të ardhur keq që gjykata me vendimet që merr, certifikon shkeljet e policisë. Dua të besoj tek drejtësia, ndaj kam bërë ankesa dhe kërkesa vazhdimisht, por në rastin tim janë shpikur procedura, shkresa të falsifikuara, përgjime që asnjë nuk e di kur janë bërë si dhe me çfarë janë bërë. Aktualisht po zbatohet parimi “qëllimi justifikon mjetet”.  Me fjalën e dikujt të dënuar për mashtrim, po qëndroj në paraburgim dhe nuk paska gjykatë të thotë që me kaq “gjasme fakte” nuk mbahet dosja në këmbë. Drejtësi popullore me dirigjent atë që ka gjithë pushtetet në një dorë.  Ndjekjen penale në rastin tim, në shkelje të Kushtetutës e ushtron policia! Policia “caktoi” prokurorët pa short, duke i ditur emrat e tyre një ditë përpara regjistrimit të procesit tim. Mbase ky është standardi i drejtësisë në Shqipëri, mbase po pres shumë kur kërkoj të zbatohet ligji. Për sa i përket a ka ndërhyrje të Ramës, une di aq sa keni dëgjuar të gjithë: Sharjet gjatë fushatës në të gjithë Shqipërinë, përndjekjet që më ka bërë policia e cila varet nga ai, faktin që policia e burgjeve nuk më jep leje të betohem, dhe daljet e tij para çdo seance gjyqësore timen. Kam dëgjuar deklaratat e tij që provat aty janë meqenëse më ka arrestuar policia, që drejtësia është e pavarur dhe nuk le drejtësinë të flasë vetë.

Erla Mëhilli: Po nga Athina Zyrtare çfarë prisni?

Fredi Beleri: Nga Athina si edhe nga çdo organizatë ndërkombëtare pres që të përdorin të gjithë instrumentet dhe të mos tolerojnë shkelje të shtetit të së drejtës për asnjë kauzë tjetër sa do e madhe që të jetë.

Erla Mëhilli: A keni një koment lidhur me qëndrimin e DASH i cili nga disa është interpretuar si “dush” ndaj Athinës?

Fredi Beleri: Pyetjen e bëri një gazetar i pavarur dhe jo Athina zyrtare. Nga përgjigja unë jam shumë i kënaqur pasi këtë jam duke kërkuar prej 4 muajsh. Zbatimin e ligjit edhe të kushtetutës shqiptare që shkelen me të dyja këmbët.

Erla Mëhilli: A besoni që kryeministri Edi Rama është jashtë kësaj historie dhe ka lënë drejtësinë të bëjë drejtësi siç është shprehur?

Fredi Beleri: Kryeministri Rama përtej çdo dyshimi ka ndikuar me deklaratat edhe sulmet ndaj meje për t’u incinuar çështja nga policia. Kur drejtësia është e pavarur s’ka nevojë që kryeministri të dalë çdo tri ditë të thotë që drejtësia është e pavarur. Dhe jo vetëm kaq para çdo seancë gjyqësore del edhe bën deklarata që të ndikojë tek vendimmarrja e organeve të drejtësisë.

Etiketa: fredi beleriKryesore1

Lajme të lidhura

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh
Breaking Views

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Para
3 mijë policë për arrestimin e 200 shpërndarësve, Vocaj: Në shkolla shitet…

3 mijë policë për arrestimin e 200 shpërndarësve, Vocaj: Në shkolla shitet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale
Aktualitet

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

08:33 - 28/04/26

Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gjeti rritje domethënëse të korrupsionit me lejet e ndërtimit në Shqipëri....

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 28/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026

07:36 - 28/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Prill 2026

07:33 - 28/04/26
Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com