GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Galeria Kombëtare e mbyllur prej 12 vjetësh, Edi Rama emëron drejtoreshë Adela Demetjan

21:04 - 31/07/25
në Breaking Views, Kulturë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Galeria Kombëtare e mbyllur prej 12 vjetësh, Edi Rama emëron drejtoreshë Adela Demetjan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh prej vitit 2013, Edi Rama e ka mbyllur Galerinë e Arteve dhe e ka zëvendësuar me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, ku filtrohet arti dhe artistët sipas shijeve politike të tij.

Gjithmonë para Galerisë së arteve të del pamja me skela që mbulojnë fasadën. Gjendja nën rikonstruksion është fatkeqësia që kryeministri i ka dërguar kësaj qendre historike të artit.

Në shtator të vitit 2018 Ministria e Kulturës hapi tenderin për projektin e restaurimit, rikonstruksionit dhe rehabilitimit të Galerisë Kombëtare të Arteve, me fond limit 125 milionë lekë pa TVSH,  i cili u fitua nga studioja e arkitekturës ‘Atelier 4’.

Në prill të vitit 2021 hapet tenderi për rehabilitimin e Galerisë Kombëtare me fond limit 10.8 milion euro dhe fitohet nga këto kompani  ( 4-AM , K.A.E.XH  dhe IMAGE DEVELOPMENT),  me vlerë kontrate 10.2 milionë euro. Në datën 8 korrik të 2021 lidhet kontrata dhe i hapet rrugë nisjes së punimeve, ku u la një afat përfundimi prej 24 muajsh.

Pra, sipas kontratës në verën e vitit 2023, Galeria duhet të mirëpriste artdashësit.

Në realitet, punimet, jo vetëm që nuk janë përfunduar, por sot, gati një vit më pas, janë ende në fazën fillestare.

Sonte morëm vesh se Galeria ka edhe “drejtor”. Me një vendim të qeverisë është emëruar drejtore e GKA, zonja Adela Demetja.

Kush është drejtoresha e re?

Që nga viti 2010, ajo ka qenë drejtore artistike e Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor, e vendosur në Tiranë, Shqipëri. Më parë, ajo ka punuar si një menaxhere e prodhimit të artit.

Demetja ka mbaruar studimet me një Master në Studimet kuratore dhe kritike në Städelschule dhe Universitetin Goethe në Frankfurt, të dyja të vendosura në Frankfurt am Main, Gjermani.

Demetja është trajnuar edhe si një piktore dhe ka studiuar arteve e bukura në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe në Kolegjin e Dizajnit, me seli në Karlsruhe, në Gjermani.

Gijotina.com/

Etiketa: Adela DemetjaGaleria Kombëtare e Arteve

Lajme të lidhura

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Breaking Views

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26
Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje
Breaking Views

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro
Breaking Views

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Para
Pallati i Kongreseve privatizohet, i merret Bashkisë i kalon Blendi Gonxhes për “Rivitalizim”

Pallati i Kongreseve privatizohet, i merret Bashkisë i kalon Blendi Gonxhes për "Rivitalizim"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Breaking Views

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku shpenzimet për deputetët...

Lexo më shumë
Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com