GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Garo: 4 mercenarë të KAS dhunojnë opozitën me urdhër të Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Garo: 4 mercenarë të KAS dhunojnë opozitën  me urdhër të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një deklarate për media zëdhënësja e PD, Floriana Garo u shpreh se Ilir Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele dhe Ledio Braho, janë katër mercenarë në oborrin e Ramës.

Ajo tha se me qëllim trembjen e opozitës, kanë marrë një vendim në emër të KAS, që turpëron edhe letrën ku është hedhur, për të mos lejuar që Berisha të ishte drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Deklarata:

Ilir Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele dhe Ledio Braho, katër mercenarë në oborrin e Ramës me qëllim trembjen e opozitës, kanë marrë një vendim në emër të KAS, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, që turpëron edhe letrën ku është hedhur. Ata provuan se ata janë vrasës të parimeve themelore të zgjedhjeve të lira. Ata i janë kthyer me një “Jo” absurde, kërkesës legjitime dhe sovrane të n/Kryetarit të Partisë së Lirisë, z. Endrit Braimllari, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtues i koalicionit të ishte z. Sali Berisha.

Me urdhër të Edi Ramës, në dhunim të parimeve më themelore kushtetuese e demokratike, u heqin partive opozitare të drejtën për ta zgjedhur. Sipas tyre, atë duhet t’ua caktojë padroni i tyre, Edi Rama.

Arsyeja e vendimit është e qartë, dhe, nuk është as ligjore, as kushtetuese, as logjike dhe as morale. Duke ndjekur urdhrin dhe gjuhën që e përdorin përditë Rama dhe Brava-Alibashët, të tmerruar nga fitorja e opozitës, besojnë se, me një vendim të tillë mund t’i pengojnë ata.

Përpjekja për të minimizuar staturën e drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z.Sali Berisha, është asgjë më shumë sesa mjerimi i radhës. Që nga shtatori i para dy viteve, historia dhe përballja politike direkte, i ka gjykuar burrat dhe i ka provuar udhëheqësit.

Partia Demokratike, në emër të kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, e sheh këtë akt të fundit të paligjshmërisë dhe amoralitetit, si një ‘banalitet të së keqes’ që, duke u përsëritur, i bën dëm vetëm vetes. Ne jemi bashkë më 14 maj dhe të vetmin aprovim që kërkojmë janë votat e shqiptarëve. Rama dhe Alibasha, me gjithë mercenarët e tyre, janë e shkuara. E ardhmja është në duart tuaja. Bashkë Fitojmë!

 

 

Etiketa: KASKryesore1mercenare

Lajme të lidhura

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm
Aktualitet

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

09:23 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Para
Miku i Deas: Mendoj se rikthimi i Efit, Kiarës, Bledit e Ronaldos…

Miku i Deas: Mendoj se rikthimi i Efit, Kiarës, Bledit e Ronaldos…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

09:38 - 06/11/26

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën...

Lexo më shumë
“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

09:23 - 06/11/26
Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

09:06 - 06/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com