GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Gati për Euro 2024! Kombëtarja vuan, por kalon me sukses edhe Azerbajxhanin

21:08 - 07/06/24
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati për Euro 2024! Kombëtarja vuan, por kalon me sukses edhe Azerbajxhanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e futbollit kalon dhe testin e dytë miqësor dhe jep sinjale pozitive në prag të kampionatit europian që zhvillohet në Gjermani nga java e ardhshme.

Pas fitores ndaj Lihteinshtein, djemtë e Silvinjos kaluan me sukses edhe testin e dytë para se të udhëtojnë për në Gjermani, duke mundur me rezultatin 3-1 Azerbajxhanin këtë të premte në “Haladas Stadium” të Hungarisë.

Kombëtarja dominoi pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0, falë një goli me një goditje nga jashtë zone në minutën e 12-të nga Nedim Bajrami, i cili ishte një ndër më të mirët në fushë në ndeshjen e sotme.

Raste pati edhe Azerbajxhani, që shtoi presionin me fillimin e pjesës së dytë. Azerët u shfaqën disa herë kërcënues duke iu afruar barazimit, megjithatë portieri Strakosha u tregua në lartësinë e detyrës, duke bërë disa ndërhyrje vendimtare.

Vuajtjeve të kuqezinjve i erdhi fundi në minutën e 81-të teksa Rey Manaj shënoi pas një devijimi me një goditje nga brenda zone, duke finalizuar me festë aksionin e nisur nga mbrojtja, nga këmbët e Asllanit.

Gjashtë minuta më vonë, Gjazim Laçi tregohet i ftohtë brenda zonës dhe e çon avantazhin në 3-0.

Në fund të takimit, azerët shënuan golin e nderit pas një goditje standarde.

Me dy fitoret në testet miqësore, Kombëtarja shkon me moral të lartë në Gjermani. Takimi i parë do të zhvillohet në Dortmund kundër Italisë. Më 19 dhe 24 Qershor, kuqezinjtë do të luajnë me Kroacinë dhe Spanjën.

***

VIDEO/ Goli i Bajramit

VIDEO/ Goli i Manajt 

VIDEO/ Goli i Laçit

****

Lexo edhe:

Sylvinho pas fitores: Nesër nisemi për në Gjermani, aty fillon puna e madhe

Dueli me Scamaccën dhe mbrojtja, Berat Gjimshiti: Jemi gati

Bajramit para Italisë: Do të luftojmë për çdo pikë

Etiketa: Euro 2024kombetarjaKryesore1Shqiperia

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Silvinjo: Ja si e gjetëm Asanin, ideja e projektit tonë është…

Sylvinho pas fitores: Nesër nisemi për në Gjermani, aty fillon puna e madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com