GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gazi rus që furnizon Europën Perëndimore kthehet mbrapsht për të gjashtën ditë me radhë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazi rus që furnizon Europën Perëndimore kthehet mbrapsht për të gjashtën ditë me radhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Frankfurt – Pragë – Gazsjellësi Yamal-Evropë, që normalisht furnizon me gaz Evropën Perëndimore, po e kthen tashmë atë mbrapsht drejt Polonisë për të gjashtën ditë me radhë. Njoftimin e bëri të djelën operatori gjerman i rrjetit të furnizimit, Gascade.

Matjet të djelën tregojnë se lëvizja e gazit në tubacion, e matur në pikën Mallnow në kufirin Gjermani-Poloni, po ndodhte drejt lindjes, në territorin polak, me një volum prej 1.2 milionë kilowatt në orë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se kompania ruse e eksportimit të gazit, Gazprom, nuk kishte rezervuar për të hënën kapacitetin për tranzitin e eksportit nëpërmjet tubacionit Yamal-Evropë.

Kompania gjermane Gascade, e cila merr gazin rus dhe e transporton atë brenda Gjermanisë, është në pronësi të kompanisë WIGA, një sipërmarrje e përbashkët e Gazprom-it dhe kompanisë Wintershall DEA. Kjo e fundit është në bashkëpronësi të grupit gjerman të kimikateve BASF dhe atij rus LetterOne.

Rusia tha këtë javë se kthimi mbrapsht i gazit në tubacione nuk ishte një lëvizje politike, megjithëse përkon me rritjen e tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit mbi Ukrainën, dhe ka rritur çmimet në nivele rekord.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Gjermania po ia rishet gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike.

Ministria gjermane e Ekonomisë ka refuzuar të komentojë akuzat e zotit Putin. Kompanitë importuese të gazit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të bëra nga agjensia e lajmeve Reuters.

Të dhënat e operatorit sllovak të gazsjellësit Eustream tregojnë se kapaciteti i rrjedhës së gazit rus nga Ukraina drejt Sllovakisë, përmes pikës kufitare Velke Kapusany, ishin në 739.826 megawatt në orë, pak më poshtë se ditën e shtunë dhe shumë më pak se niveli i javëve të fundit.

Kjo rënie po balancohet me rritjen e dërgimit të gazit nga Republika Çeke drejt Sllovakisë, çka do të thotë se rrjedha nga Sllovakia drejt pikës austriake Baumgarten, vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme, krahasuar me nivelin e ditëve dhe javëve të fundit./REL

Etiketa: europa perendimoregazirus

Lajme të lidhura

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja
Botë

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami
Botë

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Para
“Mbreti” i penalltive, Jorginho vendos një rekord në Premier League

“Mbreti” i penalltive, Jorginho vendos një rekord në Premier League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com