GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gënjeshtra e radhës nga Rama: BB na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë

10:22 - 05/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gënjeshtra e radhës nga Rama: BB na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ulen pensionet dhe të rriten çmimet e energjisë. Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.

“Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit”, tha Rama.

Por për të disatën herë kryeministri po përdor manipulimin për të ngritur propagandën në prag zgjedhjesh.

Për të treguar se Banka Botërore nuk i ka kërkuar qeverisë të ul pensionet, por të rrisë pagat, të mbështesë me të ardhurat moshat e treta që vijnë nga paga të ulëta dhe të ndërgjegjësoj bizneset për derdhjen e kontributeve, ne po ju paraqesim specifikisht 6 këshillat e BB. Ndërsa theksojmë se  Banka Botërore vë në dukje se duhen politika dhe instrumente shtesë përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Këshillat e BB

Së pari, rishikimi i skemës së pensioneve për të mbështetur përfshirjen në skemën e sigurimeve të grave dhe punonjësve informale.

Së dyti, qëndrueshmëria e skemës se pensioneve duhet të konsiderohet prioritet dhe duhet të ketë një konsensus të vazhdueshëm nga politika dhe grupet e interesit.

Së treti, duhet promovuar transparenca e të dhënave dhe standardizimi i raportimit mbi sistemet e pensioneve në vendet në zhvillim.

Së katërti, potenciali në rritje i transaksioneve digjitale dhe nga telefoni lehtëson administrimin e pensioneve dhe e bën me të lehtë derdhjen e kontributeve.

Së pesti, të rriturit duhen të ndërgjegjësohen më shumë për të sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Së gjashti, duhet të zhvillohen produkte financiare novatore që mbështesin me të ardhura moshën e tretë.

Dhe të gjitha këto vijnë nëse së pari do të kishim një qeveri transparente, që nuk vjedh me tenderë dhe nuk toleron bizneset e mëdha të cilat kanë krijuar monopol dhe janë të parat që iu shmangen taksave dhe pagesës së kontributeve për punonjësit

 

Etiketa: Banka BoteroreKryesore1pensioneRama

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Dosja e ‘Sterilizimit’/ Ja kush është gjyqtari që ka në dorë fatin e Ilir Beqajt

Dosja e ‘Sterilizimit’/ Ja kush është gjyqtari që ka në dorë fatin e Ilir Beqajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

12:06 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com