GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, i pranishëm në protestën që vijon prej 76 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, ka denoncuar përpjekjet e qeverisë për të krijuar një alibi se dështimi i sezonit turistik po shkaktohet nga tubimet popullore.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Progni theksoi se turistët e huaj vijnë nga vendet demokratike ku protesta është diçka normale, ndërsa arsyet e dështimit të turizmit duhen kërkuar te keqqeverisja:

“Dua t’i përgjigjem një retorike që po përgatitet prej kohësh. Thonë se protesta po dëmton turizmin. Jo, turisti nuk largohet sepse disa qytetarë dolën në shesh dhe kërkojnë llogari nga qeveria. Por largohen kur një destinacion turistik zhvillohet pa plan, pa standarde dhe pa menduar se çfarë eksperience do të ketë njeriu që vjen këtu.”

Më tej, ai renditi problemet reale strukturore që po dëmtojnë imazhin dhe funksionimin e turizmit në vend, duke refuzuar përgjegjësinë e faturuar te qytetarët:

“Këtu fillon problemi i vërtetë, se kur modeli dështon duhet gjetur një fajtor. Thonë turizmi nuk shkoi mirë për shkak të protestave. Jo, mos ia faturoni qytetarëve faturën e qeverisjes tuaj! Protesta nuk ndërtoi pa kriter, nuk betonizoi bregdetin, nuk la qytete pa parkingje, nuk projektoi rrugë që bllokohen çdo verë, nuk la vendin të digjej, nuk krijoi kaosin urban.”

Në përmbyllje, Progni u bëri thirrje autoriteteve të marrin përgjegjësi për dështimet e tyre politike e infrastrukturore në vend që të përdorin qytetarët si alibi:

“Në çdo demokraci, protesta është dëshmi që një shoqëri është e gjallë. Një turist evropian nuk trembet kur sheh qytetarë që protestojnë paqësisht. Ai vjen nga vende ku protesta është pjesë normale e demokracisë. Ajo që e tremb është kaosi, pasiguria, mungesa e standardeve dhe një shtet që nuk funksionon.”

“Prandaj mos përgatisni alibi që tani! Nëse turizmi dështon, përgjegjësinë kërkojeni te politika që keni djegur, te infrastruktura që nuk keni ndërtuar dhe modeli që keni krijuar. Protesta nuk është problemi i Shqipërisë, por reagim ndaj problemeve të Shqipërisë. Dështimin tuaj nuk do të lejojmë t’ua faturoni qytetarëve që kanë guxim për të protestuar.”

 

Etiketa: fjalimgent ProgniKryesore1proteste

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit
Breaking Views

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Para
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë...

Lexo më shumë
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com