Gjendet i vrarë me automatik një 52-vjeçar në fshatin Progonat në Tepelenë.
“Në mbasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policisë.
“Tepelenë/Informacion paraprak
Në mbasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
Discussion about this post