GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjermanët kundër amnistisë fiskale/ PD: Qeveria të tërhiqet, nisma u shërben…

17:35 - 14/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermanët kundër amnistisë fiskale/ PD: Qeveria të tërhiqet, nisma u shërben…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata gjermane e Tregtisë dhe Industrisë vlerëson se paketa e qeverisë ‘Rama’ për amnistinë fiskale ka efekte negative.  Biznesi gjerman shpreh shqetësimin për këtë propozim të qeverisë dhe thekson se këshillat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja, në një deklaratë për mediat, i kërkoi qeverisë të tërhiqet nga një projekt piratësh, siç e cilësoi ai, i cili u shërben ‘çunave problematikë’, por jo mijëra bizneseve shqiptare që punojnë ‘në të bardhë’ dhe as ekonomisë shqiptare.

Veç kësaj, thuhet në reagim, kjo masë do të nxisë informalitetin në të ardhmen.
 
“Partia Demokratike përshëndet qëndrimin e Shoqatës gjermane të Tregtisë dhe Industrisë kundër amnistisë fiskale. Sipas kësaj organizate “aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër. Në terma afatgjata, do të sillte efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet, me shpresën e një amnistie të dytë fiskale”. 
Shoqata gjermane thekson me kritikë edhe nenin 16 të projektligjit për “Tatimin e posaçëm”. Sipas DIHA një tatim i ulët prej 5, 7 dhe 10 përqind, për formalizimin e parave dhe asseteve të pa deklaruara, është i pa drejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet në kohë dhe me një përqindje shumë herë më të lartë”, reagon PD.

Projekt që u shërben ‘çunave problematikë’, por jo mijëra bizneseve shqiptare që punojnë ‘në të bardhë’ dhe as ekonomisë shqiptare.
  
“Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë shton se këto pikëpamje të kundërta janë parashtruar edhe gjatë konsultimeve për projektligjin të prezantuar në vitin 2020, por nuk janë reflektuar në variantin e ripunuar. Ju kujtojmë se edhe Komisioni Evropian ka shprehur shqetësime serioze për draftin e paraqitur nga qeveria “Rama” për amnistinë fiskale dhe e konsideron atë një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë. Po ashtu Dhoma Amerikane e Tregtisë, foli për “shqetësime serioze” mbi projektligjin për amnistinë fiskale. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga një tjetër projekt piratësh i cili u shërben ‘çunave problematikë’, por jo mijëra bizneseve shqiptare që punojnë ‘në të bardhë’ dhe as ekonomisë kombëtare”, reagon PD.

 

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Aksident “i frikshëm” në aksin Lushnje-Plyk, përmbyset kamioni

Aksident "i frikshëm" në aksin Lushnje-Plyk, përmbyset kamioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

Nga perandoritë e lashta dhe rrugët tregtare të Marco Polo-s deri te “arteria” energjetike e sotme që transporton 20% të...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com