GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania ndjek penalisht rojën 98-vjeçar të kampit nazist

16:30 - 01/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Gjermania ndjek penalisht rojën 98-vjeçar të kampit nazist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët në Gjermani kanë vënë nën akuzë një 98-vjeçar për bashkëpunim në ekzekutimin makabër të rreth 3300 personave në një kamp përqendrimi nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Burri, ende i paidentifikuar, ishte një adoleshent kur shërbeu si roje në Sachsenhausen midis korrikut 1943 dhe shkurt 1945, sipas aktakuzës.

Ai dyshohet se ka ndihmuar në vrasjen masive “mizore dhe tinëzare” të të burgosurve.

Që nga viti 2011, Gjermania ka akuzuar ish-nazistët për bashkëpunim, jo vetëm për vrasje apo tortura si individë.

Por është një garë me kohën, pasi të paditurit kanë qenë shumë të moshuar dhe disa kanë vdekur para se të dalin në gjyq.

Nazistët SS burgosën më shumë se 200,000 njerëz në Sachsenhausen, duke përfshirë të burgosur politikë, hebrenj, ushtarë sovjetikë të kapur, romë dhe sinti (ciganë).

Dhjetëra mijëra të burgosur vdiqën nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga SS. Kampi u ndërtua në veri të Berlinit në vitin 1936.

Çështja do të trajtohet nga një gjykatë për të miturit, duke qenë se personi ishte adoleshent në momentin e krimeve. Ai tani jeton në Main-Kinzig, një lagje rurale në Gjermaninë qendrore.

Vitin e kaluar, një 101-vjeçar, Josef Schütz, u shpall fajtor për asistim në vrasjen masive në Sachsenhausen. Ai u dënua me pesë vjet burg, por vdiq në prill të këtij viti, ende në pritje të rezultatit të një apeli.

Etiketa: Gjermaniakampi nazist

Lajme të lidhura

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Para
“Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta II Botërore”

“Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta II Botërore”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ku dy...

Lexo më shumë
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com