GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO i kthen për herë të dytë SPAK-ut dosjen e mjekut Edvin Prifti

13:51 - 04/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ia ka kthye Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dosjen për mjekun Edvin Prifti, ku i kërkon që të plotësojë hetimet.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të martë i ka kërkuar prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi që të rikryejë aktin e ekspertimit financiar,  teksa seanca e radhës u caktua në datë 7 prill.

Kjo është hera e dytë që dosja për mjekun Edvin Prifti i kthehet SPAK-ut për plotësim hetimesh, pasi të njëjtin vendim GJKKO-ja e ka marrë edhe më 17 shtator të vitit të kaluar.

Në muajin shkurt të vitit, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur 4 akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Sipas organit akuzues, Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, teksa atij iu sekuestruan disa shuma parash të cilat iu gjetën cash në zyrë dhe banesë.

DOSJA

Prifti u vendos nën akuzën e SPAK më 11 shkurt 2021, si pjesë e një hetimi të nisur ndaj 12 personave të tjerë që dyshohej se synonin të lironin disa të burgosur në burgun e Fushë-Krujës kundrejt përfitimeve monetare. Prifti vetë u akuzua se mund të kishte marrë ryshfet për operimin e nënës së njërës prej sekretareve të gjykatës së Krujës, që ishin asokohe nën përgjim.

Prokuroria sqaron se në momentin e arrestimit, nga kontrolli i banesës dhe i zyrës së të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme monetare në cash për të cilat nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri nuk mund t’i justifikonte me burime të ligjshme dhe se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale. Konkretisht, janë gjetur rreth 256 mijë euro, 7600 USD dhe rreth 15.4 milionë lekë. Nga hetimi pasuror i kryer në vijim janë sekuestruar gjashtë llogari bankare, shuma monetare në vlerën prej 177 mijë euro dhe 52.4 milionë lekë. Gjatë hetimit paraprak janë sekuestruar në total 434 mijë euro; 67.9 milionë lekë, si dhe 7600 USD.

“Hetimi ka provuar se, i pandehuri prej vitit 2018, e në vijim, ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregëtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore etj., fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, me qëllim jo vetëm për të justifikuar shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore,” pretendon Prokuroria.

Në vijim në njoftim thuhet se Prifti është pajisur me fatura fiktive, të cilat pasqyrojnë blerjen fiktive të sendeve dhe paisjeve mjekësore nga subjektet tregtare në emër të tij, me qëllim rrijtjen e kostove dhe shmangien nga detyrimet tatimore, si edhe për të justifikuar shumat e derdhura cash në llogaritë e këtyre bizneseve, vlera që më pas janë tërhequr prej tij dhe janë depozituar në llogaritë personale.

Sipas hetuesve, i pandehuri në këtë mënyrë ka justifikuar burimet e të ardhurave pa origjinë të ligjshme, që sërish kanë mbetur të pajustifikuara plotësisht. Këto veprime cilësohen nga organi i akuzës si tregues i qëllimit të vërtetë të të pandehurit, i cili është fshehja dhe mbulimi i natyrës së burimit të të ardhurave nga veprimtaria e dyshuar e korrupsionit. Bazuar në këto rrethana, është ngritur ndaj tij akuza për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria ka ngritur ndaj Priftit edhe akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës, duke iu referuar një episodi që lidhet me një grant nga një fondacion. Sipas njoftimit të prokurorisë, Prifti, në sajë të detyrës së tij si shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, pasi ka përfituar një grant në shumën 8973 USD nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implementohej në shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të grantit, por ka përfituar një pjesë për interesa personale.

Etiketa: dosjeEdvin PriftiSpak

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Pas Braimllarit, një tjetër ish-drejtues i Metës i bashkohet Ramës para zgjedhjeve

Pas Braimllarit, një tjetër ish-drejtues i Metës i bashkohet Ramës para zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com