GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gjuha e huaj më e kërkuar për t’u mësuar gjatë pandemisë sipas shteteve, çfarë kërkuan shqiptarët?

08:12 - 12/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjuha e huaj më e kërkuar për t’u mësuar gjatë pandemisë sipas shteteve, çfarë kërkuan shqiptarët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur erdhi ‘puna’ për të zgjedhur një hobi të ri gjatë mbrëmjeve të lockdown për shkak të pandemisë, mësimi i një gjuhe të huaj ishte një zgjedhje e përhapur.

Nga marsi 2020, numri i përdoruesve të rinj në aplikacionin e gjuhëve Duolingo u rrit me 300%.

Por cilat ishin gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në çdo vend? Grafiku i Wordtips tregon gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në gjithë botën.

Për të zbuluar gjuhën që kërkohej për t’u mësuar në çdo vend, Wordtips përdori Keyword Planner të Google dhe numëroi kërkimet për “të mësuar x gjuhë” (e përkthyer në gjuhë të ndryshme) në çdo vend, në periudhën maj 2020 – maj 2021.

Gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në Europë

Anglishtja është gjuha më popullore në Europë dhe gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në 34 vende europiane.

Por disa vende dallojnë nga të tjerët – për shembull, gjermanishtja është gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në Danimarkë. Në një rajon të vogël në jug të Danimarkës, gjermanishtja është gjuha zyrtare e minorancës. Sipas World Atlas, deri në 20 mijë gjermanë etnikë jetojnë në zonë, me rreth 8 mijë që e flasin gjermanishten standarde si gjuhën e nënës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, spanjishtja zë vendin e parë. Por gjëra më interesante është se spanjishtja është edhe gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në Spanjë, gjë që duket pa kuptim. Megjithatë mund të ndodhë për shkak të përqendrimit të madh të expats-ëve britanikë. Sipas BBC News, në Spanjë jetojnë më shumë se 300 mijë expats britanikë.

Ndërkohë që anglishtja është gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në vende të ndryshme, ajo është edhe gjuha më e folur në mbarë botën, me 1,1 miliardë folës – ose rreth 15% e popullsisë në botë.

Po shqiptarët çfarë zgjodhën?

Siç shihet në hartë, edhe në vendet e Ballkanit – Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Bullgari, Rumani, gjuha më e kërkuar për t’u mësuar është anglishtja.

Pjesa më e madhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar të mësojnë anglishten, përveç 4 shteteve: Republika Çeke dhe Sllovakia, Danimarka dhe Spanja. Çekët kanë zgjedhur të mësojnë spanjishten, ndërsa të dytët dhe të tretët, gjuhën gjermane.

Spanjollët duan të mësojnë spanjisht!

Sipas të dhënave spanjishtja është gjuha më e kërkuar për tu mësuar në Spanjë.

“Ndoshta për shkak të emigrantëve që jetojnë në Spanjë, aty jetojnë më shumë britanikë se në çdo vend tjetër”.

Gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në Amerikën e Veriut

Është interesante të shohësh se japonishtja është gjuha më e kërkuar që amerikanët dhe kanadezët duan të mësojnë. Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, amerikanoveriorët e kanë adhuruar dhe ‘absorbuar’ kulturën pop japoneze që nga fillimet e viteve ’90.

Së fundi, interesi i perëndimorëve për anime është rritur edhe më shumë, me kërkesën në rritje me 33% për programe anime në Shtetet e Bashkuara, në tremujorin e parë 2021 krahasuar me një vit më parë.

Belize është një tjetër vend që për zgjedhjen e gjuhës ngjall habi – këtu gjuha më e kërkuar për t’u mësuar është ajo kineze.

Sipas Censit të vitit 2000, thuajse 1% e popullsisë së vendit identifikohet si kineze. Emigrimi kinez në Belize nisi në mesin e viteve 1800, kur emigrantët kinezë u sollën në vend (në atë kohë i njohur si Honduras britanik) si punëtorë.

Kohët e fundit, një valë emigrantësh nga Tajvani kanë emigruar dhe krijuar biznese në Belize, si pjesë e përpjekjeve të zhvillimit ndërkombëtar të Tajvanit.

Ndërkohë në Amerikën e Jugut, si në Peru edhe në Kili, shihet një dëshirë e fortë për të mësuar gjuhën koreane. Popullariteti i K-Pop në Amerikën e Jugut tregojnë se si media dhe arti mund të ndihmojnë në përhapjen e gjuhëve përtej kufijve të vendit dhe ndonjëherë në vende që nuk i pret./Monitor

Etiketa: gjuhet e huajaPandemiashqiptaret

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit

Irani bisedime me agjencinë e OKB-së përpara përballjes me Perëndimin

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com