GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzoi rekurset e Berishës dhe Malltezit, Gjokutaj: Ditë e errët…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha dhe Malltezi kërkojnë shuarjen e masave të sigurisë në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati, Genc Gjokutaj, e konsideroi një ditë të errët për drejtësinë shqiptare, rrëzimin e rekurseve të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, jamarbër Malltezi, nga Gjykata e Lartë.

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj ka theksuar se ‘sot ka qënë një nga ditët e sulmit të pushtetit nëpërmjet drejtësisë mbi opozitën’, duke rrëzuar 2 rekurset e avokatëve të kreut të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me masat e marra nga GJKKO për ‘detyrimin e paraqitjes’ dhe ‘ndalimin e daljes jashtë shtetit’ të liderit të opozitës.

“Sot ka qënë një nga ditët e sulmit të pushtetit nëpërmjet drejtësisë mbi opozitën. Sot ishte caktuar data për gjykimin e 3 rekurseve. Rekursi i SPAK që kërkonte të kthente zotin Malltezi në burg, ndërkohë që zoti Malltezi ka një akuzë inekzistente, korrupsion pasiv i zyrtarëvë te lartë dhe të zgjedhurve vendorë pa qënë asnjë ditë në këto detyra dhe në bashkëpunim me zotin Berisha.

Se si mundet që të ekzistojë një lidhje e tillë kauzale dhe një figurë e tillë krimi, vetëm mendjet diabolike të SPAK-ut dhe GJKKO-së shqiptare mund ti shikojnë.

Të 3 këto rekurse, ishte rekursi i zotit Berisha, i cili nëpërmjet avokatëve, kërkonte pavlefshmërinë e masave të sigurimit të cilat janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit janë masa të kufizimit të lirisë dhe si të tilla nuk mund të caktoheshin pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe ky rekurs nuk është pranuar, ku po ashtu nuk është pranuar edhe rekursi i SPAK që kërkonte të ashpërsonte masën e sigurmit ‘arrest me burg’ për zotin Malltezi.

Kjo është një ditë shumë e errët për drejtësinë shqiptare, pasi ju duhet të dini që Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit, janë gjykata fakti, ndërsa Gjykata e Lartë është gjykatë supreme është gjykatë ligji.

Kush më shumë se gjykata e ligjit do të gjykonte, konstatonte dhe do të prishte këto vendime, si në shkelje të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Kodit të Procedurës Penale, shkelje që nuk duan ndonjë vështirësi të madhe të konstatohen por duan integritet shumë të lartë profesional dhe moral për tu vendosur”, tha Gjokutaj.

Etiketa: GjokutajGjykata e Larterekurse

Lajme të lidhura

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq
Aktualitet

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq

14:27 - 16/11/26
Para
Ndryshimet në statutin e PD, Këshilli Kombëtar voton pro nënkryetarëve  të rinj/ Noka: Duhet Qeveri teknike

Ndryshimet në statutin e PD, Këshilli Kombëtar voton pro nënkryetarëve të rinj/ Noka: Duhet Qeveri teknike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj deputetes të Partisë Socialiste,...

Lexo më shumë
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

15:14 - 16/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Brajan Gruda në “qiellin e shtatë”, sulmuesi i Gjermanisë merr lajmin e madh disa orë para sfidës me Holandën

Brajan Gruda në “qiellin e shtatë”, sulmuesi i Gjermanisë merr lajmin e madh disa orë para sfidës me Holandën

14:46 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com