GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Karburanteve

20:48 - 18/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Padi në Kushtetuese për tenderët e rindërtimit pas tërmetit, ligji sjell “pabarazi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike duke vendosur shfuqizimin e Bordit të Karburanteve që u ngrit një muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, në mars të vitit 202, periudhë që solli shtrenjtimin e çmimit të naftës. Në njoftimin zyrtar të Kushtetueses, bëhet me dije se Bordi i Karburanteve është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë dhe për rrjedhojë është shfuqizuar ligji që miratoi aktin normativ të firmosur nga qeveria më 12 mars të vitit 2022 që solli dhe ngritjen e këtij grupi për caktimin e çmimit të karbiranteve.

Padia u ngrit nga deputetët e Partisë Demokratike. 29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike depozituan padinë përmes të cilës kërkonin shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Ata u shprehën se asnjë prej Bordeve nuk i ka ruajtur interesat e qytetarëve dhe se ai i Karburanteve cënonte lirinë ekonomike e parimin e konkurrencës në treg. Sipas PD-së, në asnjë prej përbërjeve të bordit nuk ka asnjë konsumator, që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Karburanteve. “Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë . Shfuqizimi i ligjit nr. 42/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë .

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1shfuqizon

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Vrasja e 20-vjeçarit me thikë, Tushi: Shoqëria indiferente, kjo…

Vrasja e 20-vjeçarit me thikë, Tushi: Shoqëria indiferente, kjo...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat...

Lexo më shumë
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com