GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot në 7 shtator për debatet e fundit mbi pagat e magjistratëve, duke kërkuar zbatimin e vendimit të saj nr. 15, e dhënë në datë 17 shkurt 2026.

Në deklaratën për mediat, Kushtetuesja thekson se vendimi i saj ka përcaktuar tashmë standardin kushtetues që duhet të ndiqet për këtë çështje.

Kushtetuesja i kujton Kuvendit, detyrimin për të zbatuar vendimin. Sipas saj, arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës dhe duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre.

GJK nënvizon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim nga autoritetet përkatëse.

“Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është shprehur tashmë me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026.

Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të.

Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

Në këtë kuptim, Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1Kuvendipagatreagim

Lajme të lidhura

Vlonjatët dalin në protestë! Kërkojnë jo pezullimin e punimeve, por anulimin e projektit për muzeun hebraik
Aktualitet

Vlonjatët dalin në protestë! Kërkojnë jo pezullimin e punimeve, por anulimin e projektit për muzeun hebraik

10:50 - 17/10/26
Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin
Aktualitet

Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

10:35 - 17/10/26
Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

10:15 - 17/10/26
Para
Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të

Formacioni/ Më të mirët e javës së 3-të të Superiores, përzgjidhen lojtarët dhe trajneri fitues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlonjatët dalin në protestë! Kërkojnë jo pezullimin e punimeve, por anulimin e projektit për muzeun hebraik
Aktualitet

Vlonjatët dalin në protestë! Kërkojnë jo pezullimin e punimeve, por anulimin e projektit për muzeun hebraik

10:50 - 17/10/26

Qytetarë dhe intelektualë të Vlorës janë mbledhur sërish këtë të shtunë në protestë kundër ndërtimit të muzeut hebraik, pavarësisht vendimit...

Lexo më shumë
Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

10:35 - 17/10/26
Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

10:15 - 17/10/26
63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com