GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjykata refuzon Gega Oil për pezullimin e gjobës 50 mln lekë

10:35 - 30/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjykata refuzon Gega Oil për pezullimin e gjobës 50 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së naftës, “Gega Oil”, për pezullimin e pagesës së gjobës në vlerë 50 milionë lekë të vjetra, të vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës pak javë më parë.

Në 8 Qershor 2023, Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimin nr.993, me të cilin vendosi të gjobisë shoqërinë e hidrokarbureve, pasi nuk kishte deklaruar në kohë operacionin e bashkimit me përthithje të kryer ndërmjet “Gega Oil Group” dhe “Genklaudis sha”.

Në atë vendim, Autoriteti i Konkurrencës u shpreh se “nga vlerësimi i dokumentacionit, Komisioni i Konkurrencës evidentoi faktin se shoqëritë pjesëmarrëse në transaksion (Genklaudis SHA dhe Gega Oil SHA) kanë kryer shkeljen administrative në kuptim të nenit 73 të ligjit nr. 9121/2003, e cila konsiderohet si shkelje e lehtë”.

Diçitura: Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës për gjobitjen e “Gega Oil Group”

Ndërkohë, pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, “u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës dhe benzinës, por pa efekte të ndjeshme në strukturën e tregut përkatës për shkak të pjesës së vogël të tregut të ndërmarrjes së përthithur”, thotë më tej Autoriteti i Konkurrencës.

Pas vendimit të gjobës, kompania “Gega Oil Group” iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, me kërkesën për sigurimin e padisë, pra për pezullimin e përkohshëm të pagesës së gjobës.

Diçitura: “Gega Oil” kërkoi nga Gjykata Administrative pezullimin e gjobës

Sipas shoqërisë së naftës, vlera e gjobës, 50 milionë lekë të vjetra, është e barabartë me totalin e fondit të pagave për punonjësit e saj në një muaj. Po ashtu, kompania u shpreh se ka edhe kredi e detyrime të shumta dhe pagesa e menjëhershme e kësaj gjobe do të godiste situatën financiare të saj.

Gjykata Administrative, referuar akteve që iu vendosën në dispozicion, i ka vlerësuar jo thelbësore pretendimet e kompanisë private, duke rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë.

Gega Oil: “Kemi shumë detyrime”

Në 25 Korrik 2023, Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë “Gega Oil” për pezullimin e ekzekutimit të gjobës, duke vlerësuar se provat e sjella në gjykim i përkasin themelit dhe jo urgjencës, një situatë që do të justifikonte vendosjen e masës së sigurimit të padisë.

Në vendimin e zbardhur, të siguruar nga “Gijotina.com”, rezulton se shoqëria e naftës ka paraqitur para trupës gjykuese listën e detyrimeve dhe kredive që ka ndaj personave juridikë dhe bankarë, me shpresën se do të arrinte të pezullonte pagesën e gjobës së vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës.

Diçitura: Lista e detyrimeve financiare të deklaruara nga “Gega Oil” në Gjykatë

Përfaqësuesit ligjorë të “Gega Oil” kanë deklaruar para gjykatës se shoqëria ka 50 punonjës, me një vlerë totale pagash mujore 5,046,817 Lekë.

Ndërkohë ka 2 kontrata huaje, “ndaj shoqërisë “Jera Construction” shpk në shumën 2.000.000 Euro, dhe ndaj shoqërisë“R.B.H BELINË” sha, në shumën 1.500.000 Dollarë”.

Po ashtu, kompania ka deklaruar se ka edhe disa kontrata kredie bankare, dhe konkretisht:

  1. Kontratë kredie bankareme bankën “OTP Albania” sha, në shumën 5.000.000 USD

ii.Kontratë për lëshimin e instrumente financiare dhe/ose kredi me kufi me bankën“Raiffeisen Bank” sha, në shumën 484.400.000 Lekë;

iii. Kontratë kredie bankare me bankën“Raiffeisen Bank” sha, në shumën 150.000.000 Lekë;

  1. Kontratë kredie bankare me bankën “OTP Albania” sha, në shumën 200.000.000 Lekë;
  2. Kontratë kredie bankare me bankën “OTP Albania” sha,në shumën 250.000.000 Lekë.

Gjithashtu, para gjykatës, shoqëria “Gega Oil Group” ka deklaruar se ka detyrime të konsiderueshme edhe ndaj organeve shtetërore:

  1. Me vendimin nr.1068, datë04.11.2019, Dega e Doganës Durrës ka shpallur debitore shoqërinë në vlerën 57.711.264 Lekë;
  2. Me vendimin nr.1074, datë 06.11.2019,Dega e Doganës Durrës ka shpallur debitore shoqërinë në vlerën 27.690.060 Lekë;

iii. Me vendimin nr.882, datë 09.08.2019, shoqëria është shpallur debitore në shumën 49.686.266 lekë .

 

Ndërkohë shoqëria “Gega Oil Group ” sha është duke kryer zhvillimin e një projekti siç rezulton nga vendimi nr.18, datë 03.10.2018 i KKT, për ndërtimin e depozitave bregdetare të karburanteve me volum 84 354 m3.

Gjykata: Nuk sollët prova

Pasi shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga “Gega Oil”, gjykata administrative e Tiranës arriti në përfundimin se ato nuk ishin të mjaftueshme për pezullimin e gjobës së vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës.

Diçitura: Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e “Gega Oil” për pezullimin e gjobës

Në vendimin e datës 25 Korrik 2023, gjykata shprehet:

“Nga analiza në tërësi e akteve të administruara në dosjen gjyqësore, duke i çmuar së bashku dhe veç e veç, Gjykata vlerëson se, nga ana e palës kërkuese nuk është përmbushur barra e provës për të provuar me prova shkresore se, ekziston mundësia që si pasojë e mospranimit të kërkesës për sigurimin e padisë, palës kërkuese t’i shkaktohet një dëm i rëndë”.

Sipas gjykatës, “referuar akteve të depozituara nga pala kërkuese, rezulton që në tërësinë e tyre, këto akte lidhen me provueshmërinë e gjendjes së faktit dhe themelin çështjes”.

Ndërsa sa i përket provueshmërisë me akte shkresore, të mundësisë që subjektit kërkues t’i shkaktohet një dëm i rëndë, nga ekzekutimi i aktit administrativ, vendim nr.993,datë 08.06.2023 i Komisionit të Konkurrencës, gjykata thotë se, “përkundër pretendimeve të subjektit kërkues, Gjykata çmon se, nuk janë depozituar prova të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm se ekziston potencialisht mundësia e një dëmi të rëndë”.

Në përfundim, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqërisë së naftës “Gega Oil Group” për marrjen e masës së sigurimit për pezullimin e gjobës me vlerë 50 milionë lekë të vjetra.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: gegagjyq

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Vetëvritet Gjergj Mullalli, masakroi bashkëshorten një ditë më parë

Vetëvritet Gjergj Mullalli, masakroi bashkëshorten një ditë më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com