GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykata rrëzon pretendimin e ish-Presidentit, Trump nuk ka imunitet

08:09 - 02/12/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata rrëzon pretendimin e ish-Presidentit, Trump nuk ka imunitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti Donald Trump nuk ka imunitet nga akuzat penale për veprimet që ndërmori si president, tha gjykatësja të premten, duke refuzuar kërkesën e tij për të rrëzuar çështjen penale të ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith ku e akuzon ish-presidentin për përpjekje për përmbysjen e humbjes në zgjedhjet e vitit 2020.

Gjykatësja Tanya Chutkan nuk gjeti baza ligjore për të konkluduar se presidentët nuk mund të përballen me akuza penale pas përfundimit të detyrës. Zoti Trump, tashmë kandidati kryesues në garën për emërimin e Partisë Republikane për të kandiduar përballë Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024, shërbeu në detyrën e presidentit në periudhën 2017-2021.

“Çfarëdo imunitetesh që një president në detyrë mund të gëzojë, Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një drejtues të ekzekutivit, dhe ky post nuk të jep të drejtën e të qëndruarit jashtë burgut gjatë gjithë jetës”, shkruan gjykatësja në vendimin e saj.

Për shkak se ish-Presidenti Trump është i pari president apo ish-president amerikan që përballet me akuza penale, vendimi i Gjykatëses Chutkan është i pari nga një gjykatë amerikane që konfirmon se presidentët mund të akuzohen për vepra penale si të gjithë shtetasit e tjerë.

Todd Blanche, avokat i zotit Trump, nuk pranoi ta komentonte vendimin.

Vendimi i Gjykatëses Chutkan e sjell ish-Presidentin Trump një hap më afër përballjes me një juri gjyqësore mbi akuzat se ai komplotoi për të ndërhyrë në numërimin e votave elektorale dhe për të penguar çertifikimin nga Kongresi të fitores së zotit Biden. Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm dhe ka akuzuar prokurorët për përpjekje për të dëmtuar fushatën e tij elektorale.

Gjyqi është planifikuar të fillojë në mars. Ish-Presidenti Trump mundet ta apelojë menjëherë vendimin, veprim që mund të shtyjë gjyqin, ndërsa gjykata e apelit dhe ndoshta Gjykata e Lartë mund ta marrin çështjen në shqyrtim./VOA

 

Etiketa: GjykataimunitetTrump

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Shikoni ëndërra? Ja 10 më të zakonshmet dhe kuptimi i tyre

Shikoni ëndërra? Ja 10 më të zakonshmet dhe kuptimi i tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26

Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar të gjithë shtetasit amerikanë në Shqipëri që të kenë kujdes ditën e nesërme gjatë zhvillimit të...

Lexo më shumë
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com